Arti i rrugës dhe muralet, blogeri gjerman mahnitet nga Shqipëria - Business Magazine Albania

Arti i rrugës dhe muralet, blogeri gjerman mahnitet nga Shqipëria

Transporti i gjelbër dhe transformimi i piramidës kanë tërhequr vëmendjen e gazetarit dhe blogerit të njohur gjerman Leo Fellinger, i cili ka vizituar kryeqytetin shqiptar së fundi.

Në artikullin e tij, ai veçon mes të tjerash ndryshimin e Tiranës, ndërsa thekson përzierjen e trashëgimisë osmane, atë komuniste dhe modernen e viteve të fundit.

“Rrugën nga Salzburgu në Vjenë për në aeroport e kam bërë me tren elektrik dhe këtu në Tiranë kam përdorur vetëm taksi elektrike.  Kjo nuk është e gjitha, edhe transporti urban pritet të ndryshojë, me një flotë autobusësh elektrikë së shpejti në rrugët e kryeqytetit, gjë që do të sjellë gjithashtu një ulje të ndjeshme të ndotjes së mjedisit”, shprehet blogeri, Leo Fellinger.

Gazetari gjerman thekson se Piramida është shembulli se si një godinë e ndërtuar për nder të diktatorit Enver Hoxha tashmë është transformuar dhe shërben si qendër e teknologjisë së informacionit.

“Piramida e Tiranës ishte ndërtuar për të nderuar një diktator, një ekstravagancë e pasur në një vend që raciononte bukën, ku njerëzit mezi ushqeheshin.  Ndërsa, sot piramida është një qendër IT rinore për teknologjitë me fokus programimin kompjuterik, robotikën dhe start-up-et”, shton Fellinger.

Në vizitën e tij në Tiranë, ajo që i tërheq vëmendjen Leo Fellinger është edhe arti i rrugës dhe muralet, që gjenden kudo në kryeqytet.

Ai shkruan se arti urban ka shpërthyer vitet e fundit falë disa artistëve vendas dhe një festivali që ka arritur të sjellë edhe artistë të njohur ndërkombëtarisht në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, blogeri gjerman tregon përshtypjet pozitive për shqiptarët, të cilët i përshkruan mjaft miqësorë, ndërsa në turin e tij ka vizituar edhe veriun e vendit.

Në fund të artikullit, gazetari sugjeron bashkëkombësit e tij se nëse duan të provojnë diçka ndryshe në Europë, Shqipëria është vend i duhur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0