Shkencëtarët kanë zhvilluar një “plastikë që tretet vetë”, e cila, sipas tyre mund të ndihmojë në uljen e ndotjes. Poliuretani përdoret në çdo gjë, por është i ndërlikuar për t’u ricikluar. Megjithatë, studiuesit kanë dalë me një zgjidhje të ngjashme me fantashkencën.
Duke përfshirë sporet e baktereve që hanë plastikë, ata kanë zhvilluar një plastikë që mund të vetëshkatërrohet. Sporet mbeten të fjetura gjatë jetës së dobishme të plastikës, por kthehen në jetë dhe fillojnë të tresin produktin kur ekspozohen ndaj lëndëve ushqyese në mjedisin e degradimit.
Studiuesi Han Sol Kim, nga Universiteti i Kalifornisë San Diego, La Jolla ka pohuar: “Ka shpresë se ne mund të zbusim ndotjen plastike në natyrë”.
Mund të ketë një avantazh shtesë në atë që sporet rrisin qëndrueshmërinë e plastikës.
“Procesi ynë i bën materialet më të thyer, kështu që zgjat jetëgjatësinë e tij të dobishme. Dhe më pas, kur të jetë bërë, ne jemi në gjendje ta eliminojmë atë nga mjedisi, pavarësisht se si asgjësohet”, ka thënë bashkëstudiuesi, Jon Pokorski.
Plastika aktualisht është duke u punuar në laborator, por mund të jetë në botën reale brenda pak vitesh, me ndihmën e një prodhuesi. Lloji i baktereve të shtuara në plastikë është “Bacillus subtilis” , i përdorur gjerësisht si një aditiv ushqimor dhe një probiotik. Ç’është më e rëndësishmja, bakteret duhet të projektohen gjenetikisht për të qenë në gjendje të përballojnë temperaturat shumë të larta të nevojshme për të bërë plastikë.
Por, jo të gjithë janë të bindur nga ideja e zhvillimit të alternativave të biodegradueshme ndaj plastikës konvencionale. Disa shkencëtarë argumentojnë se është shumë më mirë që në radhë të parë të reduktohet sasia e plastikës së përdorur.
Raundi i parafundit i bisedimeve të OKB-së për një traktat të ardhshëm të plastikës sapo ka përfunduar në Kanada, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje globale për trajtimin e ndotjes plastike.
Prof. Steve Fletcher, drejtor i Institutit të Plastikës Revolucionare në Universitetin e Portsmouthit, ka deklaruar se mënyra më efektive për të trajtuar ndotjen plastike është të vendoset një dakordësi për shkurtimet ligjore të detyrueshme globale në prodhimin e plastikës.
Ai pohoi: “Duhet pasur kujdes me zgjidhjet e mundshme të këtij lloji, të cilat mund të japin përshtypjen se ne duhet të shqetësohemi më pak për ndotjen plastike, sepse çdo plastikë që rrjedh në mjedis do të degradohet shpejt dhe në mënyrë ideale. Shumica dërrmuese e plastikës, nuk është kështu.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.