Deklarimi për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave 2023 nuk do të ketë ndryshime dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e kaluara, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sipas njoftimit në faqen e saj zyrtare, “Efektet e ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA do të ndihen gjatë vitit 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin 2024, jo DIVA-n 2023”.
DPT vëren se kategoritë që përfshihen do të jenë edhe këtë vit sikurse edhe një vit me parë për po të njëjtat detyrime.
Afati i fundit është data 30 prill.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto