Gjeniu shqiptar, Kevin Sekniqi në Top Channel: Startupet shqiptare kanë talent dhe potencial për t'u rritur - Business Magazine Albania

Gjeniu shqiptar, Kevin Sekniqi në Top Channel: Startupet shqiptare kanë talent dhe potencial për t’u rritur

Kevin Sekniqi

I ri shqiptar, Kevin Sekniqi, bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë në kompaninë AvaLabs, flet në Top Channel rreth misionit të tij për të zbuluar dhe mbështetur talentet e reja në Shqipëri. 

Media prestigjioze e paraqet Kevin, si shqiptari i radhës që ka zbuluar sukses të jashtëzakonshëm në “Tokën e Ëndrrave” përtej oqeanit.  Edhe pse vetëm 30 vjeç kjo nuk e pengoi gjeniun shqiptar që të bashkë-themelonte një nga start-upet më të suksesshme në Amerikë, në fushën e Blockchain(Zinxhirët e Blloqeve), teknologjia që qëndron pas kriptomonedhave si Bitcoin.  Si themelues dhe shefi i teknologjisë në kompaninë AvaLabs, prestigjiozja amerikane Forbes e shpalli Sekniqin si liderin më me influencë në fushën e Financës në edicionin e saj “30 më të mirët nën 30 vjeç.”  Shpirti i sipërmarrjes sipas tij është i lindur, por qyteti ku kaloi adoleshencën, Shkodra, ia dha lirinë për të ëndërruar dhe ai thotë se nuk do ta ndërronte me asgjë. 

“Kohën në Shkodër me lirinë që kam pasur, për të eksploruar ato që kam pasur qejf të eksploroj, kanë qenë shumë të rëndësishme për zhvillimin tim dhe nuk e ndërroj me asgjë.” 

Me eksperiencën nga pas dhe historinë e suksesit, Sekniqi është gati të hapë portën e mundësive për të gjithë të rinjtë shqiptarë 

“Shumë shpesh më vjen keq që shof se si ai truri i madh i Shqipërisë ikën dhe nuk ka mundësi me investuar për të ardhmen. Njoh persona jashtëzakonisht të talentuar në Shqipëri që janë duke hapur disa start-upe. Është jashtëzakonisht e qartë që talentet më të mira në Shqipëri janë të njëjtin klas dhe kategori me ata në Amerikë. Do doja të kisha qejf që Shqipërinë ta shihja kampione në Ballkan dhe Evropë në teknologji.” 

Lexo edhe:Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes

Projekti K4S6 për financimin e Startupeve inovative

Projekti i tij i rradhës lidhet me dëshirën e tij për tu lidhur me te rinjtë dhe startupet shqiptare nē fushën e teknologjisë por jo vetëm. Pas vitesh përvojë dhe suksesi në SHBA dhe në ekosisteme lider botërorë si Silicon Valley, Kevin sjell në Tiranë K4S6 Startup Fund. 

Projekti ka si mision të ndikojë zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të startupeve shqiptare duke mbështetur dhe ushqyer idetë novatore. Ekipi drejtohet nga një grup sipërmarrësish shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë me pasion për të mbështetur mendjet më të ndritura që Shqipëria ka për të ofruar. 

Ky fond ka një qasje unike me dy nivele, përkatësisht Startup Track dhe Fellows Track, i përqëndruar ekskluzivisht në tregun shqipfolës. 

Të rinjtë dhe startupet nëpërmjet këtyre programeve do të përfitojnë financime të konsiderueshme. 

Startup Track: Financimi varion nga $25,000 deri në $250,000 në varësi të seriozitetit dhe pjekurisë së startup-it. 

Fellows Track: Financimi është një tarifë fikse prej $5,000 në vit, e garantuar për dy vjet, ku kryesisht studentët kanë mundësinë të thellohen tek ideja e tyre plotësisht, me opsion për rinovim për dy vjet shtesë nëse ka progres të dukshëm drejt materializimit të një ideje. 

K4S6 nuk është thjesht financim. Ky është vetëm hapi i parë. 

Ndërsa të rinjtë apo startupet do të punojnë për të ndërtuar produktin e tyre, do të krijojnë ekipin e tyre apo do të eksplorojnë ide të reja, do t’ju ofrohen këshilla, mentorim, prezantime dhe njohje të reja për t’i ndihmuar në zgjerimin e rrjetit profesional dhe hapjen e perspektivave të reja për të ndërtuar biznese të reja me mundësi për tu rritur ndërkombëtarisht. 

Ky program sapo ka filluar dhe informacionet mbi kriteret e aplikimit janë listuar në faqen e internetit: https://www.k4s6.io/ 

Ndërsa pagesat digjitale dhe inteligjencat artificiale po ndryshojnë përditshmërinë për njerëzit kudo në glob, Shqipëria ka mundësinë të bëhet pararojë e zhvillimit sipas talentit shqiptar 

“Mendoj se me start-upe do mundohem të sjell influencë, kapital për të zhvilluar brezin e ri në fushën teknologjike, por jo vetëm aty, edhe në industri apo shkencë janë nga fushat më të rëndësishme për të zhvilluar shtetin dhe do kisha shumë dëshira të jepja kontributin tim në këtë pjesë.”

Lexo:“I destinuar për të ndërtuar të ardhmen tuaj!”: Startup Fund K4S6 vjen në Tiranë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0