Një udhëtim në kohë. Tri dekada në Shqipëri - Business Magazine Albania

Një udhëtim në kohë. Tri dekada në Shqipëri

Spoti më i fundit i Coca-Colës më kthehu pas në kohë, duke u zhytyr në një udhëtim drejt momenteve të  gëzuara. Nga tryezat festive familjare, te momentet nostalgjike të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Momenti i festës kur kombëtarja jonë u kualifikua në Kampionatin Evropian 2016.

Dhe momenteve të panumërta teksa shijon një shishe ose një kanaçe Coca-Cola Zero. Një markë globale që ndihet kaq shqiptare dhe autentike. Nuk është aspak çudi. Më kujtohet shishja e parë Coca-Cola-s që e mbanim si dekor mbi raftet e dhomës së ndenjes, përbri televizorit historik bardh e zi.

Tani, ajo shishja e vjetër qëndron në një tjetër raft, atë të kujtimeve, pranë albumeve fotografike dhe kasetave të vjetra. Një Coca-Cola, e freskët, më shoqëron gjatë pushimit të drekës në punë si dhe kur gatuaj pasditeve. Gjatë mbledhjeve me familjen e miqtë. Sigurisht, kur jam jashtë fundjavave, ose duke parë ekipin tim të preferuar të futbollit, unë e shoqëroj me një Coca-Cola Zero.
Spoti më rikujtoi se Coca-Cola ka qenë këtu për 30 vjet, rast pas rasti që prej 1994-ës. Jo vetëm si markë, por me një kapacitet prodhues, këtu, në periferi të Tiranës, duke krijuar vende pune, me një rrjet njerëzish në të gjithë Shqipërinë duke u siguruar që shishet e Coca-Cola të mbërrijnë në rafte dhe tavolina.

Kohët kanë ndryshuar, për mua e vendin tim. Por, ka edhe disa gjëra që nuk ndryshojnë lehtë. Shija e Coca-Colës është e njëjta dhe çdo gllënjkë më rikujton shishen e parë të Coca-Colës.  Tingulli i pagabueshëm që lëshohet sapo hapet një kanaçe Coca-Cola.
Tingëllima e bulëzave që dalin. Momenti freskues në një ditë të nxehtë vere kur shijoj gllënjkën e parë të Coca-Colës.
Çaste të tilla që na kthejnë pas në kohë dhe na zhytin në arkivat e kujtimeve. Ato kanë fuqinë për të sjellë ndjesi pozitive, duke pritur me padurim më shumë momente për të festuar.
Këtë vit, unë dhe Coca-Cola mbushim 30 vjeç dhe mezi pres kujtimet që do të krijojmë dhe historitë që do të tregojmë.

Disclaimer
*Me rastin e lancimit të spotit të ri, Coca-Cola më ftoi të ndaja kujtimet e mia lidhur me markën dhe produktin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0