Certifikimi i parë BREEAM në Shqipëri i jepet Park Avenue Tower - Business Magazine Albania

Certifikimi i parë BREEAM në Shqipëri i jepet Park Avenue Tower

BREEAM

Park Avenue Tower në Tiranë është projekti i parë për zyra në Shqipëri që siguron certifikimin BREEAM Design Stage me vlerësimin Shkëlqyeshëm, sipasstandardeve Europiane për pronat tregtare. certifikata jo vetëm që konfirmon integrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në projektimin teknik të ndërtesës, por shërben si një shembull i rritjes së ndërgjegjësimit të investitorëve vendas mbi metodat e qëndrueshme të ndërtimit në nivel Europian. Proçesi i certifikimit u krye nga ekspertë të Colliers Poloni dhe zyrës së Colliers në Shqipëri.

E vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës, Park Avenue Towerështë një ndërtesë shumëkatëshe që do të jetë pjesë e një projekti me funksion miks. Me gati 13,000 m2 hapësirë zyrash, kulla është e pajisur me sisteme të avancuara, pajisje të lehta për përdorim, dhe zgjidhje moderne pro-ekologjike që synojnë të sigurojnë një nivel të lartë rehatie për përdoruesit, duke kontribuar pozitivisht në mjedis. 

Përhapja e standardeve të qëndrueshme në rajonin e EQL

Industrisë së ndërtimit në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera të Ballkanit i mungojnë standardet dhe praktikat më të mira të projektimit të qëndrueshëm të ndërtesave. Megjithatë, projektuesit vendas mund t’ju referohen rajoneve të tjera Europiane ose të përfitojnë nga standardet globale, për të qënë në gjendje të tërheqin investitorë ndërkombëtarë, të cilët po i kushtojnë vëmendje gjithnjë e më të madhe standardeve të gjelbra në ndërtim. Sidoqoftë, është e sigurt se ka ende shumë punë për të bërë për të rritur performancën e qëndrueshmërisë së ndërtimit në të gjithë Europën Lindore dhe për ta prezantuar atë si një standard të ri të tregut vendas. Një shembull i konfirmimit të qëndrueshmërisë janë certifikimet e njohura globalisht, siç është certifikata BREEAM që sapo i është dhënë Park Avenue Tower. Në vendet e EQL-së si Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Rumania, vlerësimi BREEAM Shkëlqyeshëm (Excellent) është tashmë një standard tregu për investimet tregtare. Shqipëria me certifikimin e saj të parë ka vendosur një standart të lartë për tregun vendas.

Jane Goddard, Zëvendës CEO dhe Shefe e Marketingut në BRE, u shpreh se: “Lajmi i sotëm është një hap i madh përpara për mjedisin e ndërtimit në Shqipëri. Me ndërtesën e saj të parë të certifikuar BREEAM, Shqipëria do të jetë në gjendje të promovojë vlerën e metodave të qëndrueshme të ndërtimit tek palët e interesuara lokale, ndërkohë që do të përfitojë nga qasja gjithëpërfshirëse e BREEAM për të arritur objektivat mjedisore, sociale & qeverisëse (ESG), shëndetin dhe impaktin zero të çlirimit të dioksidit të karbonit. Bizneset do të luajnë një rol vendimtar në nxitjen e ndryshimit që duhet të shohim në sektorin e ndërtesave tregtare për të arritur impakt zero të çlirimit të dioksid karbonit dhe projekte si Park Avenue Tower duhet të inkurajojnë investitorët e tjerë vendas – si dhe ata në Europë më gjerësisht – të ndjekin shembullin dhe projektojnë ndërtesa me qëndrueshmëri në thelbin e tyre.”

“Certifikimi me sukses i ndërtesave të gjelbra është një arritje erëndësishme për Shqipërinë. Ai do të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të investitorëve vendas për metodat e qëndrueshme të ndërtimit në nivel Europian, dhe të përdoruesve të mundshëm për pritshmërinë e standarteve të larta nga ndërtesat tregtare. certifikimi BREEAM Shkëlqyeshëm është certifikimi i parë i ndërtimit të qëndrueshëm në vend sipas skemës së famshme Britanike. Si një konsulente, me përvojë të gjatë në projekte në Europën Qendrore dhe Lindore, shoh potencial dhe progres të madh në zhvillimin e ndërtimit të gjelbër në Shqipëri, si dhe tregje të tjera në zhvillim në të gjithë Ballkanin. Më vjen mirë që mundëm të mbështesnim institutin e certifikimit BRE për të vendosur peshat e vlerësimit për Shqipërinë. Ka qenë një udhëtim profesional shpërblyes. Për më tepër, Park Avenue Tower ka vendosur tashmë një standard shumë të lartë nëtregun e pasurive të paluajtshme tregtare të qëndrueshme në këtë pjesë të Europës,” tha Edyta Chromiec, Drejtore e Asociuar në Këshillimin Strategjik ESG, Colliers Poloni.

“Pas 15 vite ndërgjegjësimi të vazhdueshëm të Colliers Albania përrëndësine e certifikimit të ndërtesave të gjelbërta, tregu shqiptar ipasurive të paluajtshme ka filluar të japi rezultatet e para. Ne jemi të emocionuar që kemi ndihmuar certifikimin e parë të BREEAMDesign Stage në vend, veçanërisht për vlerësimin Shkëlqyeshëm, i cili e vendos Park Avenue Tower ndër ndërtesat e zyrave me cilësi më të lartë në mbarë botën. Një certifikim i tillë është sot një kërkesë parësore ndërmjet qiramarrësve të kalibrit të lartë, pasi qëndrueshmëria është një element kyç që drejton kërkesën për zyra sot,” u shpreh Stela Dhami, Partnere e Colliers Albania.

Karakteristikat e qëndrueshme të Park Avenue Tower

Dizajni i Park Avenue Tower përmban një sërë risish për të nxitur një mjedis të brendshëm të shëndetshëm, duke përfshirë instalimin e sistemeve të ventilimit me performancë të lartë që minimizojnë ndotjen e ajrit, si dhe ndriçimin optimal natyror dhe artificial që siguron rehati vizuale dhe pamje për përdoruesit. Veçanërisht, është kryer një analizë e gjerë për të vlerësuar rezistencën e ndërtesës ndaj skenarëve të ndryshimeve klimatike, duke garantuar një mjedis termiktë rehatshëm. Simulimi i karakteristikave të tilla teknike që në fazat e hershme të projektimit, për të gjetur zgjidhjet më të qëndrueshme dhe më të balancuara tejkalon standardet e ndërtimit në Shqipëri.

Park Avenue Tower njeh dhe inkurajon masa efektive për përdorim të sigurt. Ajo plotëson kërkesa të larta aksesueshmërie për ndërtesën dhe dizajni i saj gjithëpërfshirës siguron që ndërtesa të ketë në vëmendje këmbësorët, çiklistët dhe individët me aftësi të kufizuara.

Thelbësore në rritjen e performancës së projektit ishte respektimi i një sërë standardesh teknike Europiane (CEN) dhe Amerikane (ASHRAE). Si rezultat, sistemet e ujit përmbushin praktikat më të mira të shëndetit dhe sigurisë, për të reduktuar rrezikun e ndotjes dhe sistemet mekanike sigurojnë performancë të lartë të energjisë për të minimizuar kërkesën për energji operacionale dhe emetimet e CO₂. Ndërtesa do të ketë gjithashtu sisteme matëse inteligjente për kontrollin efektiv të konsumit të ujit dhe shmangien e rrjedhjeve të pakontrolluara në ndërtesë.

Dizajni përfshin masa bazuar në të menduarit përpara për të përshtatur ndryshimet funksionale të ardhshme gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij. Arkitektët kanë krijuar një strategji funksionale përshtatjeje për të siguruar fleksibilitet. Pavarësisht kufizimeve lokale, investitori është i përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë, duke zbatuar një politikë të rreptë prokurimi dhe duke përdorur metoda të avancuara për të minimizuarmbetjet e ndërtimit dhe burimin e përgjegjshëm të materialeve të ndërtimit. Për më tepër, dizajni i Park Avenue Tower u mbikëqyr nga një ambientalist i kualifikuar duke siguruar që kjo tokë e pazhvilluar më parë do të ofronte vlera të reja ekologjike dhe do të rriste biodiversitetin lokal.

Që nga dita e parë, vizioni ynë për Park Avenue ka qenë i qartë si kristal: krijimi i një projekti unik si mishërimi i zyrave të të ardhmes në sfondin e gjallë të Tiranës. Ky projekt mishëron inovacionin, sofistikimin dhe është një përzierje strategjike të dizajnit bashkëkohor të vendosur në hijeshisë unike të një peizazhi mesdhetar. Ne krenohemi pa masë që jemi pionierët në prezantimin e këtij çertifikim të çmuar për Shqipërinë, duke shënuar një rast të rëndësishëm në rrugëtimin 25 vjeçar të kompanisë Orion. 

Ky vlerësim jo vetëm që forcon pozicionin tonë brenda industrisë, por gjithashtu rikonfirmon angazhimin tonë të palëkundur ndaj përsosmërisë. 

Ndërsa jemi pionierë të këtij çertifikimi prestigjoz, ne jemi gati të vendosim standarde të reja të tregut dhe të vazhdojmë trashëgiminë tonë për të ofruar cilësi dhe inovacion të jashtëzakonshëm në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme,” u shpreh Rudina Murati, Drejtore Komerciale, ORION Shpk

Sipas analizës së Colliers, rritja e prezencës së standarteve ESG në pronat e paluajtshme Europiane, veçanërisht në vendet e Bashkimit Europian, ka pasur një ndikim të rëndësishëm në këtë industri. Përkrahja e vlerave mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) jo vetëm që rrit statusin etik të sektorit, por gjithashtu forcon qëndrueshmërinë e tij. Vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian së shpejti do të zbatojnë parimet e ESG-së në një përpjekje për të tërhequr investitorët që kanë prioritet qëndrueshmërinë në operacionet e tyre të biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0