Futja e linjave të fluturimit me çmim të ulët (lCC), fillimisht Wizzair dhe vitin e kaluar edhe Ryanair, ka bërë që numri i fluturimeve të rritet ndjeshëm dhe rrjedhimisht edhe numri i pasagjerëve. Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se është rritur gjithashtu edhe numri i pasagjerëve që fluturuan për herë të parë.
Niveli i çmimeve ka rënë në mënyrë drastike, duke e bërë të mundur fluturimin edhe disa herë brenda vitit. Kjo shkon përkrah, rritjes së turizmit dhe diasporës sonë jashtë, dhe rrjedhimisht vizitave familjare.
Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i TIA, thotë se, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) nuk ishte deri vonë një aeroport me një prani të konsiderueshme të transportuesve me kosto të ulët (LCC).
Wizzair filloi operimin në TIA vetëm në vitin 2018, me një pjesë minimale të tregut. Pasi TIA u ble nga Grupi Kastrati, baza lokale e Wizzair është rritur ndjeshëm dhe tani që Ryanair ka planifikuar më shumë se 22 linja direkte për në TIA, pjesa e tregut të transportuesve me kosto të ulët vlerësohet në 75% në 2024”.
Ju mund të lexoni të plotë artikullin duke u abonuar tek Businessmag.al
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.