Platformat e mediave sociale Facebook dhe Instagram janë rikthyer në linjë pas një “çështjeje teknike” që shkaktoi një ndërprerje të gjerë të martën, me përdoruesit që kishin dalë nga llogaritë e tyre dhe nuk ishin në gjendje të logoheshin si zakonisht. Qindra mijëra njerëz shkuan në faqen e internetit Downdetector, e cila gjurmon ndërprerjet në internet, për të raportuar problemet me platformat në pronësi të Meta, Facebook, Messenger, Instagram dhe Threads. Më shumë se 300,000 raportime për ndërprerje në Facebook u bënë midis orës 15:20 dhe 16:00, ndërsa përdoruesit e Instagram raportuan më shumë se 120,000 ndërprerje në faqe pothuajse në të njëjtën kohë.
Ndërprerja globale e Facebook dhe Instagram që la potencialisht miliona persona të paaftë për të hyrë në llogaritë e tyre u shkaktua nga një “çështje teknike” e paspecifikuar, tha Meta. Përdoruesit zbuluan se kishin dalë në mënyrë misterioze dhe nuk ishin në gjendje të identifikoheshin përsëri, ose nuk mund ta hapnin fare aplikacionin. Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone tha se çështja u zgjidh të martën dhe kërkoi falje në emër të gjigantit të teknologjisë pa zbuluar shumë për sa i përket detajeve. “Më parë sot, një problem teknik bëri që njerëzit të kenë vështirësi në aksesin e disa prej shërbimeve tona. Ne e zgjidhëm çështjen sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë ata që u ndikuan dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, tha Z.Stone.
Lexo edhe: Kolaps në rrjet. Ja çfarë po ndodh me Facebook dhe Instagram…
We're aware people are having trouble accessing our services. We are working on this now.
— Andy Stone (@andymstone) March 5, 2024
Pas kaosit të shkurtër, Meta u ka kërkuar falje përdoruesve dhe i falënderoi për durimin:
We know some people were having trouble accessing our apps earlier. Apologies for any inconvenience this may have caused, and thank you for your patience while our teams worked quickly to resolve!
— Meta Newsroom (@MetaNewsroom) March 5, 2024
Përveç Meta-s dhe Z.Stone reagim pati edhe nga Elon Musk, pronari i X, i cili u shfaq duke ironizuar ndërprerjet, duke shkruar në platformë: “Nëse po e lexoni këtë postim, kjo është për shkak se serverët tanë po punojnë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.