Publikohet skema e mbështetjes së granteve, e cila u vjen në ndihmë sipërmarrjeve inovative - Business Magazine Albania

Publikohet skema e mbështetjes së granteve, e cila u vjen në ndihmë sipërmarrjeve inovative

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri, ka shpjeguar në një intervistë për Klan News skemën e mbështetjes së granteve, e cila u vjen në ndihmë sipërmarrjeve inovative.

“Fondi është 300 mln Lekë. Është fondi më i madh i alokuar nga qeveria shqiptare në ndihmë të kompanive Start up, në disa faza. Këtë herë mendojmë që numri të jetë minimalisht 55 duke vajtur te një numër maksimal 70-75 kompanish. Skema e mbështetjes me grante është ndarë në tre faza. Faza e parë ndihmon idetë e reja, njerëzit të cilët mund të jenë individë shqiptarë, prezentë këtu, të diasporës, por dhe ata që quhen nomadët digjitalë. Ata financohen deri në 100 për qind të vlerës së kërkuar. Faza e dytë ka të bëjë me kompanitë që janë të themeluara, që kanë një prototip, që është funksional dhe ka nevojë për mbështetje për ta zhvilluar akoma më shumë. Këto kompani financohen deri në 4.5 mln Lekë dhe deri në 90 për qind të vlerës së kërkuar nga projekti. Faza e tretë janë ato kompani të cilat janë në treg, kanë një produkt që tashmë tregtohet dhe duan mbështetje për ta zhvilluar ose më shumë brenda Shqipërisë ose jashtë territorit. Ato që ne i quajmë përshkallëzim të modelit të biznesit. Në këtë fazë skema financon deri në 85 për qind të vlerës”, thotë Ymeri.

Sipas tij, prioritet do të kenë 6 fusha, ndërkohë që ka edhe rregulla të detajuara për ata që do të aplikojnë.

“Secila fazë ka disa komponentë që duhen plotësuar, sidomos komponenti i komercializimit të këtyre ideve, sidomos te faza e parë duhet të jetë shumë i qartë. Domethënë ku po shkojmë, nga do vijnë të ardhurat për kompaninë, si do të ndërtohen më tej përtej financimit. Në fazën e dytë dhe të tretë kur komanitë janë pak më të maturuara, aty kërkohen më shumë detaje rreth modelit të biznesit. Është shumë e rëndësishme që ata të përcakojnë shumë qartë se si do ta zhvillojnë, cili është tregu i tyre, kë do të targetojnë filimisht, kush mund të jenë bashkëpunëtorët fillestarë etj. Prioritetet aty janë 6 sektorë IT, turizëm, agro-përpunim, prodhim, energji dhe manifakturë. Të gjithë këto komponentë ne duam që start-upet t’i shikojnë si prioritete zhvillimi strategjik. Megjithatë nuk kufizohemi te këta sektorë”, shprehet Arian Ymeri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0