Amarildo Sterkaj, sipërmarrësi ndërkombëtar i real estate - Business Magazine Albania

Amarildo Sterkaj, sipërmarrësi ndërkombëtar i real estate

Gjithçka nis me një ëndërr dhe një indicie për të bërë punë të mëdha. Kjo është historia e Amarildo Sterkaj, i cili një një kohë shumë të shkurër falë vullnetit pasionit dhe dëshirës për të bërë punë të madhe e ngriti veten në nivel ndërkombëtar të të bërit biznes. Ai merret me pasuritë e paluajtshme duke ndërtuar një komunitet të tij për të punuar dhe për të vepruar. Fillimisht kompania e tij ‘Extra Real Estate ’ u ndërtua në qytetin e Shkodrës, më pas në Tiranë dhe pa e ditur se do të merrte një zgjerim kaq të madh ai u drejtura në tregun ndërkombëtar, i cili i dha edhe mundësinë qoftë për të mësuar më shumë apo edhe për të ndërtuar një treg të madh, ku gjeneronte edhe më shumë para.

Mundësia për të bërë biznes është njëra nga armët, por arma më e fortë sipas tij është besimi dhe dëshira për t’u rritur vazhdimisht.

Sot ai gjendet në Dubai, një vend i cili është parë me një sy skeptik për shkak të shtrirjes dhe largësisë, por për largpamësit, ai është një vend që ofron mundësi të jashtzakonshme.

Pse zgjodhët Dubain për të investuar dhe jo një shtet tjetër të botës?

Unë fillimisht kam zgjedhur që të jem hulumtues i tregut, për të kuptuar cili është tregu i duhur dhe cilat janë mundësitë që do të më shfaqeshin për të zgjeruar biznesin tim dhe kështu vendosa që ky treg të ishte Dubai. Duket patjetër një vend shumë i largët, por mundësitë për të zhvilluar biznesin atje janë shumë të mëdha dhe të oforjnë një qasje ndryshe nga vendet e tjera. Unë kam tashmë dy zyra, për të cilat jam duke punuar njëkohësisht dhe po i zgjeroj në përmasa dhe kapacitete njerëzore. Po bëhët gati vit i dytë që këtë biznes e ushtroj në Dubai dhe e them me bindje që kam zgjedhur tregun e duhur për të ecur përpara.

Ajo që më bën të ndihem realisht krenar është fakti që ne si kompani nuk jemi vetem kompani që ofrojmë shërbime të shitjes apo të blerjes së pronave, por jemi si një komunitet që ndihmojmë shqiptarët edhe për probleme të tjera që ata kanë, qofte me lejet e qëndrimit apo edhe me probleme të tjera që mund të kenë në gjetjen e një pune, e kështu me rradhë. Pra, ne jemi një biznes, i cili mbi të gjitha ka në pritetet e veta të ndihmojë këdo që ka nevojë për një dritare mundësie në zhvillimin e biznesit, vetes dhe karrierës në tërësi.

Sa është kapitali që duhet për të nisur një biznes në Dubai?

Ne kemi një standart, siç në fakt e ka edhe çdo biznes tjetër. Jo standard për nisjen e një biznesi, sepse nuk jemi më në fazat e nisjes. I rëndësishëm është fakti që ia vlen të kesh dhe të nisësh një biznes me çfarëdo kapitali, sepse Dubai ta ofron këtë mundësi dhe siguri për të mos dështuar në biznes. Ndërsa unë si biznes kam një kapital limit, nuk mund të merrem me prona nën 250 mijë euro, sepse ky është standard i cili justifikon edhe mënyrën se si në bëjmë biznes. Dubai ka një ekonomi stabël prej vitesh dhe kjo të bën që të jesh optimist për të ngritur një biznes. Aq kohë sa taksat në Dubai janë zero, atëherë mund të themi me bindje se ky është një ekosistem biznesi i favorshëm, për të cilin mund të sakrifikosh lehtësisht për të punuar.

Klientët tuaj janë shqiptarë apo nga e gjithë bota?

Unë kam nisur të punoj me klientë shqiptarë dhe fokusi do të mbetet aty. Por, duke u nisur prej faktit që jemi kompani ndërkombëtare, kemi nje treg më të gjerë. Kemi klientë nga Anglia dhe janë të shumtë në numër, duke theksuar se vitin që ne lamë pas klientët nga Anglia operuan tepër në tregun e Dubait, madje mendoj që kanë qenë klientët më të shumtë në numër në fushën e investimit.

Cili është dallimi mes klientëve shqitparë dhe të huaj?

Kohë më parë kanë qenë tepër skeptikë sepse nuk e kanë njohur si treg dhe si çdo gjë e huaj që të jep dilemë nëse duhet të veprosh apo mos të veprosh menjëherë janë të justifikuar edhe për shkak se ne vijmë nga një vend i vogël dhe i mbyllur. Por, me përvojat që kanë ndërtuar, janë të shumtë shqiptarët në numër që janë zgjeruar në tregun ndërkombëtar. Kjo u dha atyre mundësinë për të pasur një qasje tjetër më të orientuar drejt prespektivës së bzinesit. Një tjetër element është fakti që ne kemi zgjedhur që të dalim publikisht me fytyrë për të krijuar këtë lloj sigurie dhe bashkëpunimi.

Pse zgjodhe pikërisht të merreshe me Real Estate?

Njeriu pritet të bëjë gjërat që i ka më shumë për zemer dhe që ndihet më konfident me to. Unë kam qenë një nga ata njerez që në fillim e shihja me skepticizëm nëse do t’ia arrij apo jo të marr atë që dua nga ky treg, por me kalimin e kohës kuptova se sa e dua këtë punë dhe çfarë jam i aftë të bëj.

Cila është shitja më e madhe që ju keni bërë?

Prona më e shtrenjtë që kam shitur ndonjëherë është me tetë shiftra. Nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë saj në Dubai, ndërsa vlera më e vogël ka qenë normalisht në Shkdodër, kështu e kam nisur unë. Çdo gjë e madhe nis  fillimisht me hapa të vegjël.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0