Projektligji i prokurimit publik parashikon përfshirjen e inteligjencës artificiale, automatizimin e sistemit elektronik të tenderimit, si dhe kontroll të imtësishëm për bizneset që aplikojnë.
Gjatë shqyrtimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta tha se digjitalizimi i procedurave do të lehtësojë përgatitjen e fondit limit për kompanitë pjesëmarrëse.
“Duke përdorur elementë IA apo robotizimit apo ndërveprimit të sistemeve, fondet limite do të përllogariten duke thirrur të dhëna nga sisteme të ndryshme, kjo synon formalizimin dhe kontrollin sa më shumë të të dhënave të operatorit ekonomik që të mos jetë një pjesëmarrës fiktiv në procedurat e tenderimit”.
lexo : H&M tërheq reklamën e uniformës së shkollës, pasi akuzohet për seksualizimin e fëmijëve
Por duket se përfshirja e inteligjencës artificiale do të shoqërohet edhe me një tarifë, e cila do të paguhet nga të gjitha bizneset ofertuese në procedurat tenderuese.
“Pagesa do t’i shërbejë nevojës për mirëmbajtje. Nëse po bëjmë një sistem me të gjitha këto karakteristika do të thotë që edhe nevoja për mirëmbajtje e këtij sistemi është e kushtueshme dhe ekzakte do të përcaktohet kur sistemi të jetë ngritur dhe funksional”.
Ndryshimet në ligjin për prokurimet publike u votuan në parim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, teksa votimi nen për nen u shty në një afat ende të pacaktuar. Tv Klan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.