ChatGPT lançon veçorinë e re për vendosjen e bisedave në arkivë - Business Magazine Albania

ChatGPT lançon veçorinë e re për vendosjen e bisedave në arkivë

ChatGPT lançon veçorinë e re për vendosjen e bisedave në arkivë

Chatboti më i njohur në botë, ChatGPT ka lansuar një veçori të re në web si dhe në sistemin operativ të Apple, iOS. Me veçorinë e re të platformës ju do të mund të vendosni bisedat tuaja në arkiv, pa pasur nevojë t’i fshihni ato.

 

Për ta bërë këtë, duhet të shkoni në shiritin anësor ku janë të ruajtura të gjitha bisedat që keni pasur me ChatGPT-n, të klikoni tek njëra që doni ta vendosni në arkiv, pasi ta keni bërë këtu klikoni në butonin me tre pika dhe më pas do t’ju hapet një shirit tjetër, në të cilin do të shihni opsionin ‘archive’ .

Lexo edhe: Parashikimet për 2024 nga Bill Gates!

Megjithatë, në rast se doni të keni qasje tek biseda e arkivuar mund të shkoni tek opsioni ‘settings’ pastaj tek opsioni ‘archive’.

Sipas OpenAI, opsioni është i disponueshëm në ueb dhe në iOS derisa për Android pritet të vijë së shpejti.

mint

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0