Festë dhe dhurata për fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe fëmijëve jetim - Business Magazine Albania

Festë dhe dhurata për fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe fëmijëve jetim

Bizneset dhe grupet e sipërmarrjeve angazhohen cdo fund vit për të mbështetur grupet në nevojë, shtëpitë e fëmijës, etj.

Një prej grupit të fëmijëve me sfida të shtuara në jetë, janë fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Për këtë grup fëmijësh ka tregutar vëmendje Grupi Eurosig-Insig-UBA Bank, duke ofruar drekë dhe dhurata për ta, për t’u treguar që nuk janë vetëm. Ne e sjellim këtë shembull, me shpresën që sa më shumë sipërmarrje vendase të mbështesin fëmijët dhe të moshuarit në këto ditë festash.

Presidenti i Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj, u kujdes personalisht që për këta fëmijë të shtrohej një drekë dinjitoze tek Bar Restaurant Piazza, duke kënaqur secilin prej tyre edhe me dhurata.
Në këtë festë të fundvitit ishin të pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Z. Muhamet Rrumbullaku si dhe familjarë të Policëve të Rënë në Detyrë.
Z. Morinaj falenderoi këta fëmijë që u bënë pjesë e festës, të cilët nuk e kanë jetën shumë të lehtë. Gjithashtu tregoi gatishmëri për të qenë përkrah tyre në momentet e tyre të vështira.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0