9 dhjetori u dedikua marketingut digjital nga një event 5-orësh i organizuar nga Said Duleviç.
Said, një digital creator, lektor dhe sipërmarrës prej vitesh. Përveç trajnimeve në qendrën e tij Impact Education sjell herë pas here trajnime në nivelin e eventeve apo webinar-eve. Ky event pati një numër të lartë pjesëmarrësish afërsisht 100 persona ku 25 prej tyre ndoqën drejtpërdrejtë në Zoom.
U mësua live Seo e një website dhe me pas një fushatë në Google Ads dhe në pjesën e dytë Meta Ads.

SEO: Arti i Renditjes në Motorët e Kërkimit
Në këtë sesion, u zbuluan teknikat më efikase për të optimizuar faqen tuaj të internetit për motorët e kërkimit. U shpjegua mënyra si të zgjidhni fjalët kyçe të duhura, si të strukturoni përmbajtjen për të rritur trafikun organik dhe si të analizoni performancën e faqes tuaj.
Lexo edhe:Trajnim Intensiv: Zbuloni sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads
Google Ads: Reklama që Konvertojnë
Në këtë sesion u fol rreth mënyrës si të krijoni dhe menaxhoni fushata të suksesshme në Google Ads. U dhanë këshilla dhe tips rreth zgjedhjes së audiencës, përcaktimit të buxhetit, dhe krijimit të kopjeve të reklamave që konvertojnë. Gjithashtu, Said, zbuloi sekretet e analizimit të të dhënave për të përmirësuar vazhdimisht performancën e fushatave tuaja.
Meta Ads: Maksimizoni Praninë në Rrjetet Sociale
Sesioni i fundit u fokusua në të mësuarit e strategjive të reklamimit në platforma si Facebook dhe Instagram. Si të targetoni audiencën tuaj në mënyrë efikase, si të përdorni imazhet dhe videot për të tërhequr vëmendjen, dhe si të matni suksesin e reklamave tuaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto