Raiffeisen Bank prezanton RaiPos - Një hap para në tregun e pagesave të sigurta dhe efikase për bizneset Micro dhe SME - Business Magazine Albania

Raiffeisen Bank prezanton RaiPos – Një hap para në tregun e pagesave të sigurta dhe efikase për bizneset Micro dhe SME

Raiffeisen Bank prezanton RaiPos - Një hap para në tregun e pagesave të sigurta dhe efikase për bizneset Micro dhe SME

Raiffeisen Bank vijon avancimin në transformimin e pagesave dhe përqafimin e risive digjitale, duke
sjellë për herë të parë në tregun shqiptar një produkt të ri digjital, RaiPos. RaiPos është një aplikacion i sigurt dhe efikas i pagesave, pa kontakt fizik, ndryshe nga metodat  tradicionale të pagesave, mjafton që aplikacioni të instalohet në smartphone dhe celulari i tregtarit shndërrohet në një terminal POS digjital.
Fale këtij shërbimi pagesat mund të kryhen me lehtësi dhe shpejtësi, duke përfshirë kartat Visa dhe
Mastercard, si dhe portofolet digjitale.

Pikat kyçe të RaiPos:

Siguri dhe efikasitet: RaiPos siguron pagesa të sigurta dhe efikase nga celulari duke kthyer smartphone në POS/terminal digjital

Inovacion dhe digjitalizim: Ky produkt inovativ përmirëson përvojën e pagesave nëpërmjet teknologjisë së fundit
Komoditet dhe lehtësi: RaiPos ofron një përvojë të re dhe të lehtë për bizneset mikro dhe ndërmarrjet e vogla (SE)

Ky hap përpara është një shembull konkret i përkushtimit të bankës në digjitalizimin e shërbimeve bankare me qëllim përmirësimin e përvojës së klientëve.
Për të përdorur RaiPos, klientët duhet të kenë një pajisje celular me sistem operativ Android që mbështet teknologjinë NFC, dhe pastaj mund të përfitojnë nga avantazhet e këtij shërbimi të sigurt dhe efikas për pagesat. Me një instalim të thjeshtë dhe një kohë shumë të shkurtër nga aplikimi deri te aktivizimi i shërbimit, RaiPos është zgjidhja e duhur për të pranuar pagesat contactless.

“Me lançimin e RaiPos, ne po shënojmë një moment të rëndësishëm në rrugën tonë drejt digjitalizimit të pagesave në Shqipëri. Ky produkt është shembulli i përkushtimit tonë për inovacionin dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve tanë. RaiPos ofron një mënyrë të re dhe të sigurt për pagesat, duke sjellë komodit-et dhe efikasitet për tregtarët dhe klientët e bankës. Ne jemi të lumtur që po kontribuojmë në rrugën drejt një të ardhmeje më moderne dhe të përmirësuar për pagesat në Shqipëri, dhe kjo është një hap i rëndësishëm në këtë udhëtim”-u shpreh Gentiana Gjino, drejtore e departamentit të bankingut ditor dhe kartave.

Lexo edhe:Marrëveshja BERZH-Raiffeisen Bank Albania deri në €12 milionë për huadhënie për bizneset lokale në Shqipëri

Kjo risi dëshmon përkushtimin e Bankës Raiffeisen për të ndihmuar në digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe zgjerimin e rrjetit të tregtarëve që mundësojnë pagesa të tilla.

Integrimi i RaiPos është një shembull i qëndrueshmërisë dhe vizionit strategjike të bankës në transformimin digjital, duke ofruar një mundësi të re dhe të rëndësishme për tregun shqiptar. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më moderne dhe të përmirësuar për pagesat në Shqipëri.


Për më shumë informacion dhe udhëzime se si ta përdorni RaiPos, vizitoni faqen zyrtare të Raiffeisen Bank.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0