Brian Hoxha, fotografi që u vu në objektivin tonë - Business Magazine Albania

Brian Hoxha, fotografi që u vu në objektivin tonë

Nëse nuk e keni parë në sheshet e qytetit, mund ta keni parë në Instagram. Nëse jo, është ky rasti për t’ju folur për një profesionist që bie në sy për mënyrën si ka zgjedhur ta zhvillojë pasionin dhe biznesin e tij. Brian Hoxha fotografon njerëz të panjohur në rrugë. Persona të ndryshëm, me jetë të ndryshme bëhen pjesë e fokusit të tij. Pasioni i tij për fotografinë ka nisur që i vogël, trashëguar nga babai i tij. Ai sot është freelance “fotograf me kohë të plotë”, pasi ka bërë një rrugëtim studimesh në inxhineri dhe biznes.  

“Edukimi im nuk ka të bëjë me fotografinë. Fotografia, deri para 3 vitesh, ka qenë thjesht hobi në mendjen time dhe nuk mendoja kurrë se mund të bëja para me fotografinë. Pas 2 viteve universitet, për inxhinieri elektrike, i ndalova studimet. Kuptova që kjo nuk ishte puna që doja të bëja. Pas 3 viteve nisa të studioja përsëri, këtë rradhë për administrim biznesi”.

Ajo që bën në rrjetet sociale, pra fotografimi i njerëzve në rrugë është pjesë e pasionit të tij. Ndërsa të ardhurat i siguron si fotograf komercial dhe kryesisht i fokusuar tek bizneset, si p.sh. foto produktesh, ushqimesh, resortesh, ambiente dhe lifestyle.

Zgjedhja e tij për të bërë foto në rrugë ka ardhur natyrshëm. “Është një zgjatim i street photographer, të cilën e kam pasur gjithmonë shumë qejf, inspiruar nga Henri Cartier Bresson, një fotograf francez, i cili konsiderohet edhe si “babai” i fotografisë në rrugë. Që në 2017 dilja dhe u bëja foto njerëzve, pa i pyetur apo folur, sepse atëherë isha më i ndrojtur. Me kalimin e kohës, u kthye në pasion për mua”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0