Ryanair nis fluturimet me 31 tetor. Ulen çmimet e fluturimeve - Business Magazine Albania

Ryanair nis fluturimet me 31 tetor. Ulen çmimet e fluturimeve

CEO i Ryanair Michael O’Leary ka mbërritur në Tiranë për të celebruar nisjen e fluturimeve dhe për të treguar risitë që sjell nisja e fluturimeve të Ryanair për dhe nga Tirana.

Ai foli për shumë oferta promocionale, si fushata promocionale 3-ditore në 17 destinacionet e reja për/nga Tirana. Kjo fushatë përfshin 50 mijë vende, në shitje duke nisur nga 14.99 euro. Këto 3 ditë (deri në 28 tetor) duhet të prenotoni në faqen ryanair.com.

Sipas tij, oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregon kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhētime me çmime vërtet të ulëta për ardhjen e turistëve në Shqipëri, si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp,  Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka theksuar se, futja nw treg e njw kompanie si Ryanair, një emër me eksperiencë në industrinë europiane të aviacionit, pritet të sjellë më shumë diversifikim, mundësi dhe më shumë destinacione”. Kjo ka rëndësi sipas sij, sidomos në interesin e shtuar të turistëve të huaj për vendin tonë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se ky është viti me fluksin më të lartë të numrit të pasagjerëve që  përdorën linjat ajrore në ikje dhe në ardhje. Pritshmëritë e tregut flasin për një rritje të mëtejshme në vijim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0