JBL është një brand i njohur ndërkombëtar në fushën e teknologjisë audio. Themeluar nga James Bullough Lansing në vitin 1946, JBL ka kultivuar një mision të qartë për të ofruar një përvojë të përsosur audio për konsumatorët. Produktet e JBL përbëhen nga kufje, bokse, dhe pajisje të tjera audio që ofrojnë cilësi të lartë. Tashmë, këto produkte mund të gjenden në Shqipëri.
Në artikullin e mëposhtëm, ne do të hedhim një vështrim në misionin e JBL në tregun shqiptar, si dhe eksperiencën e fundit në panairin e teknologjisë, inovacionit dhe edukimit – Future2Tech.
Ju do të njohni edhe ofertën e posaçme për studentët, duke sjellë në pah perspektivën e JBL në Shqipëri, rajonin e më gjerë, duke mbetur të përqendruar në ofrimin e cilësisë së lartë dhe inovacionit në botën e teknologjisë audio.
JBL – Ekskluzivisht në Shqipëri
Brandi JBL ka arritur të krijojë një reputacion në tregun shqiptar në kohë rekord. Përvoja dhe cilësia e produkteve JBL e kanë bërë atë një zgjedhje të preferuar për dashamirësit e muzikës dhe teknologjisë audio në Shqipëri. Përfaqësuesit e JBL janë të angazhuar për ta përhapur teknologjinë më të fundit në këtë treg e më tej.
Krahas online, ajo operon edhe në disa nga pikat më të njohura të shitjes , si Neptun, Dutyfree, Sound Gallery, dhe Aladini.
Nuk kanë munguar as bashkëpunimet me disa influencer dhe micro-influencer të njohur në Shqipëri që u përkasin industrive të ndryshme.
JBL në Panairin Future2Tech
Një nga eksperiencat që duhet theksuar është pjesëmarrja e JBL në panairin Future2Tech. Mbajtur në datat 21 dhe 22 Shtator 2023, JBL ka prezantuar produktet me një stendë madhështore.
Për vizitorët, kjo ishte një mundësi për të provuar dhe eksploruar gamën e gjerë të produkteve audio të JBL. Disa nga këto produkte ishin JBL Go3, JBL Charge 5, JBL Xtreme 3, JBL Boombox 3, JBL Partybox 310, etj.
Ndërsa vizitorët shijonin eksperiencën e kufjeve, në stendën JBL u zhvilluan lojra argëtuese. Gjatë këtyre lojërave u fituan 4 produkte nga pjesëmarrësit: 2 bokse JBL Go 3 dhe 2 kufje JBL Wave 300Tws.
Krahas cdo mesazhi dhe komenti pozitiv, përfaqesuesit e JBL e kuptuan se interesi mbi produktet ishte i madh. Kështu, u mendua realizimi i disa ofertave të dedikuara për një kategori shumë të vecantë.
Ulja Studentore nga JBL
Ulja studentore është një ofertë e dedikuar ndaj studentëve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë. Çdokush që është mbi 18 vjeç dhe rezident në Shqipëri ose Kosovë, përfiton një ulje prej 10% në blerjen e produkteve audio të përzgjedhura nga JBL. Për të përfituar nga ky avantazh, studentët duhet të paraqiten në pikën e autorizuar ‘Sound Gallery’ në Tiranë. Kjo ofertë vlen për të gjitha produktet e JBL dhe siguron një garanci prej dy vitesh.
Por, nuk mbaron me kaq.Çdo student që zotëron kartën e studentit përfiton 15% ulje! Kjo ulje vlen për cdo produkt që blihet online apo në një nga pikat e autorizuara të shitjes, Sound Gallery.
E ardhmja e JBL në Shqipëri e Rajon
Prezenca e JBL në Shqipëri tashmë prej disa muajsh, përhapja në pika strategjike të autorizuara shitjesh, dhe pjesëmarrja në panairin Future2Tech, na ka treguar se këto produkte janë të pakrahasueshme si në cilësi, ashtu edhe në inovacion.
Mund të themi se për JBL, e ardhmja në Shqipëri është e ndritshme. Me fokusin në aftësinë për të përmbushur kërkesat e klientëve, e për të ruajtur reputacionin, JBL synon të rritet edhe më shumë në tregun shqiptar e rajon. Duke sjellë vazhdimisht produkte të reja dhe përmirësuar cilësinë e eksperiencës së dëgjimit, JBL do të mbetet një lider i teknologjisë audio.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.