Mjedis toksik pune? Ja 6 shenja të dukshme - Business Magazine Albania

Mjedis toksik pune? Ja 6 shenja të dukshme

Mjedis toksik

Ndonjëherë e gjeni, ndonjëherë zhvillohet mjedisi toksik në punë dhe nuk e kuptoni se ccfarë po ndodh me ju. Nëse nuk jeni i motivuar dhe lodheni shpejt, gjasat janë që mjedisi juaj i punës është toksik. Ja më poshtë disa shenja që ekspertët e burimeve njerëzore tregojnë kur jeni në një mjedis toksik.

  1. Ka mungesë ekuilibri punë-jetë në të gjithë organizatën, duke filluar nga niveli drejtues.
  2. Për drejtuesit kanë më shumë rëndësi fitimet se sa punonjësit dhe ata nuk vlerësojnë vërtet kontributet dhe vlerën e tyre.
  3. Ka komunikim të dobët ose të paqartë dhe pasiv-agresiv.
  4. Kolegët shfaqin sjellje përjashtuese, flasin pas shpine dhe duket sikur i keni kundërshtarë.
  5. Burnout është një fenomen i zakonshëm në vendin e punës, duke shkaktuar lodhje mendore, emocionale dhe fizike.
  6. Nuk ka kufij midis punës dhe jetës personale dhe ka ndërhyrje të vazhdueshme pritshmëri tepër të larta, që shkaktojnë burnout stres, në pamundësi për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0