7 lëvizje të trupit që mund të ndikojnë në të menduarit pozitiv! - Business Magazine Albania

7 lëvizje të trupit që mund të ndikojnë në të menduarit pozitiv!

7 lëvizje të trupit që mund të ndikojnë në të menduarit pozitiv!

Nëse jeni një nga 30 milionë njerëz që kanë lexuar librin “The Secret”, mund të jeni kurioz për arsyet e shkrimit të këtij artikulli. Duro me mua! Edhe une e kam lexuar librin dhe me pelqeu! Isha në vitet e mia të para të eksplorimit rreth zhvillimit personal kur ky libër erdhi në jetë. Më sfidoi të përqendrohesha në të menduarit pozitiv, por megjithatë po mundohesha shumë për të parë rezultate! Në fakt, m’u deshën vite për të kuptuar se të menduarit pozitiv është i vështirë. Truri ynë është projektuar si parazgjedhje për t’u fokusuar kryesisht në mendimet “negative” si një mekanizëm mbrojtës për mbijetesë. Ne jemi udhëhequr në këtë mënyrë për mijëvjeçarë, duke qenë në gjendje mbijetese në vend që të lulëzojmë.

Nëpërmjet filozofëve dhe shkrimtarëve, ne kemi dëgjuar rëndësinë e një mendjeje të qetë dhe paqësore, por nuk ishim në gjendje të kuptonim kuptimin e thellë të atyre vargjeve, poezive apo fjalimeve. Ne nuk arritëm të lexonim dhe të dinim mes fjalëve se çfarë po përpiqeshin të mbillnin në trurin tonë: rëndësinë e të menduarit pozitiv…. Por jo vetëm.

Më poshtë janë shtatë lëvizjet e trupit që mund të bëni, të cilat janë provuar se ndikojnë pozitivisht në të menduarit tuaj:

Buzëqeshni për LUMTURINË
Kur zgjoheni çdo mëngjes, buzëqeshni për 1 minutë, sa më gjerë të mundeni duke e mbajtur vetullën pak lart. Këtë ushtrim e bëj çdo mëngjes dhe më ndihmon drejt një dite frymëzuese. Muskujt e fytyrës dërgojnë sinjale në tru se gjërat janë në rregull, ndihem i lumtur dhe neuronet në tru lidhen përmes sinapave të reja që pasqyrojnë gjendjen që po projektoni përmes buzëqeshjes tuaj. Mos më beso, PROVOJE të paktën për dy javë.

Tensioni për rritjen e vullnetit
Ne e dimë se kemi një vullnet të lartë në mëngjes dhe me kalimin e ditës, ai zvogëlohet. Pra, sa herë që dëshironi të bëni diçka dhe ndiheni sikur nuk keni fuqi për ta bërë atë, bëni një grusht, kontraktoni bicepsin tuaj, shtypni gishtin e madh dhe gishtin tregues. Thjesht këto lëvizje do të ndryshojnë gjendjen e motivimit në të cilën ndodheni përmes sinjaleve në neuronet e trurit. Ose merrni një stilolaps në dorë dhe filloni të shkruani. Kur shkruajmë tensionohemi në të njëjtën mënyrë siç e përshkrova më lart.

Përdorni dorën tuaj jo-dominuese për një dietë më të mirë
A ndjeni vështirësi për të mbajtur dietën tuaj? Çdo moment që ndiheni sikur po thyeni dietën, bëni këtë truk për trurin tuaj: përdorni dorën jo dominuese për të ngrënë ushqimin. Për shkak se jeni të fokusuar në përdorimin e mirë të asaj dore, po hani më pak, oreksi juaj ulet dhe vendosni në sinkron neuronet e trurit dhe stomakut për t’u koordinuar së bashku. Stomaku ynë nuk ka nevojë për aq ushqim sa na tregon truri ynë. Duhen rreth 20 minuta për të sjellë në sinkron nevojat tona për ushqim.

Lexo edhe:6 mënyrat se si të pakësojmë ankthin dhe stresin gjatë takimeve në Zoom

Merrni hapin e parë për të reduktuar Zvarritjen
Të gjithë ne zvarritemi në një mënyrë apo tjetër. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të reduktuar deri në eliminimin e zvarritjes, por duke marrë hapin e parë “Sikur” ne jemi të interesuar në atë që duhet të bëjmë ose thjesht thoni veten “Vetëm për disa minuta”. Do të vini re se sapo të filloni, jeni të prirur ta përfundoni atë detyrë.
E bëj shpesh kur nuk jam në humor për të ushtruar. I them vetes: “Do të ushtrohem vetëm pesë minuta” dhe përfundoj duke bërë të gjithë stërvitjen e përditshme . Ky është një truk i rëndësishëm për t’u përdorur për të kapërcyer zvarritjen.

Kryqëzimi i krahut në Këmbëngulje dhe Performancë
Është interesante, por qëndrimi i trupit imponon qëndrimin tonë. Një studim nga Universiteti i Rochester-it tregon se ata që ulen drejt dhe palosin krahët qëndrojnë pothuajse dy herë më shumë se të tjerët. Kjo ndihmon shumë për të këmbëngulur dhe shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për efektin e kryqëzimit të krahëve në sjelljen e tyre.
Ju mund ta keni vënë re nga fotot e bëra të udhëheqësve me krahë të kryqëzuar. Tani e kuptoni pse!

Poza e fuqisë për ndërtimin e Vetëbesimit 
Ka mënyra të ndryshme për të rritur vetëvlerësimin dhe besimin, por më lejoni të ndaj një qëndrim të trupit që ju ndihmon të rrisni besimin tuaj. Ky pozicion mund të aplikohet ulur ose në këmbë. Mbyllni dorën pas kokës dhe nëse jeni ulur, mbështetuni prapa. Nëse jeni në këmbë mbajeni të ndiheni të sheshtë në dysheme, shtyni shpatullat tuaja prapa dhe gjoksin përpara. Sigurisht, mos e provoni këtë qëndrim gjatë një interviste për një punë ose promovim. Mund ta bëni më parë me ritmin tuaj, të ngarkoni me një nivel vetëbesimi dhe më pas të vazhdoni me angazhimet tuaja të përditshme.

Përshëndetni me kokë, buzëqeshni dhe përdorni një karrige të butë për Negociim
Në negociata është e rëndësishme të rezononi energjikisht me personin tjetër. Ne bëjmë marrëveshje me njerëz që na pëlqejnë. Pra, nëse jeni duke shitur, duke bërë një marrëveshje ose duke negociuar, mund të përdorni dy gjëra për ta realizuar atë: së pari, bëni kontaktin me sy dhe tundni kokën, duke shprehur se e kuptoni bisedën. Kur njerëzit ndihen të kuptuar, ata priren të hapen dhe të jenë të lehtë për të komunikuar. Ndërsa buzëqeshja e vërtetë rrit besimin tek personi tjetër, për të përfunduar marrëveshjen do të ishte mirë të përdorni karrige të buta në vend të atyre të forta. Kur uleni në një karrige të butë, jeni më fleksibël dhe të hapur për të arritur një marrëveshje. Kanalet tona të hershme të komunikimit somatik me botën e jashtme ndikojnë në përshtypjet tona dhe si rezultat në vendimmarrje. Zgjidhni mirë vendin ku jeni duke negociuar, marrëveshje ose shitur!

Mos më besoni, thjesht provojini këto! Për të paktën një javë. Unë ju garantoj, do të shihni rezultate.

Anila Bashllari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0