6 mënyrat se si të pakësojmë ankthin dhe stresin gjatë takimeve në Zoom - Business Magazine Albania

6 mënyrat se si të pakësojmë ankthin dhe stresin gjatë takimeve në Zoom

Nga Anila Bashllari

Me komunikimin online jam njohur herët, gjatë kohës kur punoja me institucionet ndërkombëtare ku bëheshin konferenca online/mbledhje nëpërmjet telefonit. Vendosej një pajisje në formë ylli në mes të tavolinës dhe ndiqnim të gjithë. Ishte një mënyrë shumë efikase duke pasur parasysh shtrirjen e këtyre organizatave në të gjithë botën.

Më pas, prej vitit 2012 komunikimi hybrid – online dhe offline u bënë pjesë integrale e edukimit tim në fushën e zhvillimit personal dhe profesional duke filluar me programin 1 vjeçar të çertifikimit nga Quantum Success Coaching Academy, më pas çertifikimi nga John Maxwell International Team kryesisht nëpërmjet platformës skype por në versionin audio.

Pothuajse të gjitha programet e tjera janë ndjekur në formën hibride dhe për mua kanë funksionuar shumë mirë, duke pasur parasysh dhe natyrën time që jam e vetë organizuar.

Por u gëzova shumë në vitin 2017 në programin e çertifikimit si Neurocoach në Universitetin e Loyola Kaliforni kur për herë të parë u njoha me platformën Zoom.

Më pëlqente shumë pasi ndërveprimi ishte në një nivel tjetër, duke qenë se në video ti shikon personin/at e tjerë dhe përveç zërit ndjek edhe gjuhën trupore.

Natyrisht si një gjë e re ishte shumë interesante duke pasur parasysh që klasat dhe praktikën e bënim në Zoom.

Por viti 2020 më kaloi pothuajse online, sikurse të gjithë të tjerët kur platforma Zoom pati rritjen më të madhe të përdoruesve, duke përfshirë sistemin arsimor, mbledhjet, webinaret, samitet, trainimet intensive etj, konferencat etj. Gjatë bisedave me miq apo klientë më shpreheshin se kishin vështirësi të qëndronin me orë të gjata përballë ekranit të kompjuterit, ndiheshin të lodhur dhe në përgjithësi vihej re një ulje e produktivitetit.

Si gjithçka që mbart të mirën dhe të keqen brenda saj, fillova të hulumtoj mbi efektin e zoom në mirëqenien mentale dhe u njoha me studimin më të fundit, Prill 2020 ku flitej për fenomenin “Lodhje nga zoom” dhe besoj secili prej nesh e ka ndjerë këtë efekt.

Studimi u organizua nga Universitetiti i Gothenburg dhe Stanford me rreth 10,591 pjesëmarrës dhe u konstatua lodhja që krijohet si pasojë e qëndrimit gjatë në zoom për shkak të ndikimit të 5 elementeve joverbale dhe ndikimi i tyre në trurin tonë. U vu re një lodhje e përgjithshme, por specifikisht më shumë tek femrat sesa meshkujt.

Këto 5 elemente/mekanizma jo verbal që u analizuan në studim janë:

  1. Ankthi i pasqyrës, u cilësua ankthi i përjetuar gjatë kohës së qëndrimit përpara ekranit. Duke qenë online dhe parë veten në ekran, stimulohet fenomeni i ngjashëm me ankthin e pasqyrës pasi gjatë gjithë kohës shikojmë veten. Studime të ndryshme kanë treguar që vëmendja tek vetja lidhet me rritje të ankthit dhe gjendjeve depresive dhe kjo është më e theksuar tek femrat sesa meshkujt.
  2. Ndjesia e “gozhdimit”: Është fakt dhe e kemi ndjerë të gjithë që mobiliteti gjatë takimeve në zoom është shumë më i limituar se sa kur jemi në takime me të tjerët apo seminare dhe konferenca. Gjatë takimit në zoom ndihemi si të “gozhduar” dhe ajo çfarë shikojmë është vetëm pjesa e sipërme e trupit duke humbur kontaktin me levizjet e trupit, duarve dhe këmbëve të cilat na japin informacione të rëndësishme kur komunikojmë me të tjerët.
  3. Vështrime nga të gjithë anët: gjatë takimeve fizike ne përdorim të gjithë arsenalin e komunikimit: fjalët, sytë, gjuha trupore dhe xhesturat. Ndërsa kur jemi në zoom komunikimi limitohet tek sytë dhe kjo krijon një “presion” të pa shpjeguar duke na krijuar në mënyrë të pavetëdijshme ankth.
  4. Ngarkesa konjitive për të interpretuar informacionet jo verbale të të tjerëve dhe për t’i krijuar ato kur ne flasim: kjo ngarkesë ndihet reciprokisht si nga folësit dhe dëgjuesit pasi krijon një limitim njerëzor komunikimi.
  5. Natyrisht, gjetja e komunikimit nëpërmjet këtyre platformave ishte zgjidhja e vetme për vazhdimësinë në të gjitha aspektet e jetës, por si gjithçka edhe këto platforma mbartin limitet e tyre dhe është detyra jonë të minimizojmë efektet negative të tyre.

Çfarë duhet të bëjmë konkretisht, edhe gjatë periudhës në vijim duke qenë se kjo formë hibride e komunikimit do të vazhdojë edhe më pas?

Lexo: Meta së shpejti do të bashkohet me LG?

Më poshtë po ndaj 6 mënyra se si të pakësojmë stresin gjatë takimeve në zoom:

  1. Nëse ju krijohet ankth nga efekti i kamerës atëherë keni mundësi të klikoni tek ikona e videos duke u “fshehur”, ndërkohë që të tjerët ju shohin. Unë në mënyrë instiktive e kam bërë vazhdimisht☺
  2. Mund të qëndroni në distancë nga kompjuteri dhe në këtë mënyrë nuk do të keni mundësi të fokusoheni gjatë gjithë kohës tek vetja pasi do të jetë një pamje e zvogëluar.
  3. Bëni ndërprerje të shkurtra të cilat ndihmojnë rifreskimin e trurit dhe vetes tuaj.
  4. Lëvizni për disa minuta; bëni streçime me lëvizje të ngadalësuara si dhe hapje të gojës, si ju vjen para gjumit. Hapja e gojës njihet si një nga mënyrat më të shpejta për të relaksuar trurin – njihet si termorregullator i temperaturës dhe trupi bën vetë-rregullimin.
  5. Përdorni frymëmarrjen: shumica e njerëzve nuk dinë se si të marrin frymë në mënyrë të vetëdijshme. Bëni disa frymëmarrje duke vëzhguar mënyrën se si ndiheni. Kjo jo vetëm do ju shplodhe por edhe rifreskojë për të vazhduar më tej.
  6. Kaloni herë pas here nga opsioni “Speaker” në opsionin “Gallery” dhe anasjelltas.
  7. Mund të thoni që janë gjëra të thjeshta dhe ne i dimë. Pikërisht, vështirësia e zbatimit qëndron kur mendojmë që janë të thjeshta!
  8. “Ka një dallim shumë të madh midis asaj që dimë dhe asaj që zbatojmë. Diçka që e dimë dhe nuk e zbatojmë nuk e dimë, se po ta dinim do ta kishim zbatuar! Ndryshimi nuk vjen nga ajo që dimë, por veprimi që marrim!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0