Dhoma Ekonomike e Gruas ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët lidhur me Ekonominë Digjitale. Eventi i zhvilluar në mjediset e Hotel Plaza mblodhi gra sipërmarrëse, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës.
Përpara sfidave dhe zhvillimeve të shumta në tregjet globale dhe lokale, inovacioni përmes zgjidhjeve digjitale do të ishte ideal. Megjithatë, Sipas përfaqësuesve të biznesit, tregu vendaj është ende larg inovacionit të aplikuar gjerësisht në sipërmarrjet e shërbimit dhe prodhimit.
Diskutimet u kryesuan nga panelistët, znj. Antonela Hako, Sipërmarrëse dhe Kryetare Dhoma Ekonomike e Gruas, znj. Esmeralda Ballesha, Koordinatore e Angazhimit të Sektorit Privat (Shqipëri) CIPE dhe z.Endrit Shehu, Ekspert ne fushen e Teknologjise
Në diskutimin e hapur të sipermarrëseve me Ekspertin, u theksuan disa nga kosntatimet dhe shqetësimet e sipërmarrësve:
Ja cilat janë:
-Ka ende nevojë për edukimin e klientit për blerjet online
-Transaksionet bankare, ndër vështirësitë kryesore për digjitalizimin
-E-Comerce ende ka mangësi
-Marketingu online ka rritur shitjet, pavarësisht se keqmenaxhohet nga biznesi, për shkak të aftësive të stafit dhe të sistemeve që kanë brenda.
-Teknologjia duhet të përdoret për automatizim
-Teknologjia dhe digjitalizimi janë oportunitet kryesor për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
-Turizmi është një nga sektorët që digjitalizimin duhet ta ketë prioritet dhe të implementohet. Vështirësitë e impelemtimit vijnë për shkak të strukturës së hoteleve të vogla.
-Digjitalizimi kërkon kohë, ndryshim kulture brenda kompanisë, prek ciklin e furnitorëve dhe klientëve, kërkon ngritje sistemesh dhe procedurash.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.