Apple humb 200 mld usd për dy ditë - Business Magazine Albania

Apple humb 200 mld usd për dy ditë

Aksionet e Apple kanë rënë për  disa ditë resht pas njoftimit se punonjësve të qeverisë kineze u është ndaluar përdorimi i iPhone.

Rënia e aksioneve me 6% përllogaritet në rreth 200 miliardë Dollarë për dy ditë. Kina është tregu i tretë më i madh për shitjen e pajisjeve të Apple, duke përmbushur 18% të të ardhurave totale.

Po kështu Kina është vendi ku prodhohen shumica e produkteve të Apple.

Mediat amerikane raportuan të mërkurën se Kina ka urdhëruar punonjësit e qeverisë që të mos përdorin iPhone në zyrë apo për qëllime pune. Por për lajmin nuk ka patur një reagim zyrtar nga qeveria kineze.

Kujtojmë se në datë 12 Shtator, Apple do të prezantojë modelin e ri iPhone 15. Aksionet e Apple vlerësohen në 2.8 trilionë Dollarë, më të lartat në botë në tregun e aksioneve.

CBS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0