Google sjell video të shkurtra në një tjetër aplikacion - Business Magazine Albania

Google sjell video të shkurtra në një tjetër aplikacion

Google sjell video të shkurtra në një tjetër aplikacion

Një aplikacion do të shtojë formatin e videove vertikale. Listës i shtohet Play Store.

“The Play Report” është formati i videove të Google, i cili do t’u lejojë përdoruesve të zbulojnë aplikacione të reja dhe do të shfaqet në Play Store.

Videot do të shfaqen në faqen kryesore të Play Store për disa përdorues në SHBA. Përdoruesit e tjerë mund t’i shohin në Youtube, Facebook dhe Instagram.

Një imazh në postimin e Google tregon se si do të duket një video e tillë në Youtube. Përveç shpjegimit, do të shoqërohet edhe me një buton të posaçëm për të shkarkuar aplikacionin.

Në secilin episod do të shfaqen ekspertë, ‘creators’ madje edhe punonjës të Google duke shpjeguar aplikacionet.

Lexo: Si të përballoni mbingarkesën në punë?

Mundet që Google të planifikojë që videot e Play Store të prezantohen edhe nga ‘creators’ ose programues që nuk janë të lidhur me programin. Mbetet për t’u qartësuar nëse përzgjedhja e aplikacioneve do të kryhet nga kompania apo ‘creators’.

rprna

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur.”
— Christopher Reeve
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0