Pse duhet të studiosh në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës! - Business Magazine Albania

Pse duhet të studiosh në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës!

Pse të studiosh në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës

E themeluar më 2011, Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës (EFIT) pret sot 150 nxënës nga shkolla fillore te gjimnazi. Që prej shtatorit 2019, institucioni ka një kampus të ri që ndodhet në një vend ideal në lagjen dinamike Tirana East Gate, ku janë vendosur edhe shkollat e tjera ndërkombëtare të ngjashme dhe ofron një kuadër të përshtatshëm për të nxënit dhe zhvillimin e secilit.

Me ekipin e saj pedagogjik dhe të angazhuar, shkolla synon t’i ofrojë çdo nxënësi njohuri dhe kompetenca të qëndrueshme dhe një shkollim të hapur ndaj Evropës dhe botës. Ajo kontribuon në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze & ndërkombëtare në një kuadër pedagogjik laik, gjuhësor dhe ndërkulturor.

EFIT është institucioni i vetëm francez në Shqipëri i akredituar nga Ministria franceze e Arsimit Kombëtar deri në kursin e mesëm viti i 2-të (CM2) apo klasën e pestë. Duke nisur nga 9-vjeçarja (klasa e 6-të), mësimdhënia mbështetet në programet e Qendrës kombëtare të mësimit në distancë (CNED), të dhëna në vend nga profesorë asistentë pedagogjikë. Për këtë arsye, të gjithë nxënësit e dalë nga EFIT mund ta vijojnë shkollimin e tyre në një institucion të rrjetit ODYSSEY jashtë shtetit ose në rrjetin botëror të AEFE, pa pasur nevojë për provim pranimi.

MËSIMDHËNIA NDËRKULTURORE

Një arsimim sipas modelit francez në një dinamikë shumëgjuhësore dhe ndërkulturore.

Nga Grupi i Vogël parashkollor, në ciklin e mesëm, nxënësit në EFIT përfitojnë një mësimdhënie rigoroze që ndjek programin shkollor të vendosur nga Ministria franceze e Arsimit kombëtar, që çon në “Diplomën kombëtare të lirimit” dhe përgatitjen e “Maturës” franceze. Ajo ka sot rreth 150 nxënës të moshës nga 2 në 15 vjeç, që përfaqësojnë shumë kombësi (shqiptare, franceze, belge, zvicerane, amerikane, italiane, greke, spanjolle, ukrainase). Nxënësit janë ndarë në 9 klasa me numër të vogël, gjë që lejon kushte të shkëlqyera të mësimdhënies.

Një vështrim brenda klasave

Ambjenti i klasave tona është me kushte shumë të mira. Fëmija juaj ka hapësirë për të mësuar, luajtur në kohë të lirë, kaloj kohë kreative me shokët dhe shoqet në këndin e tyre krijues. Klasat janë të mirëorganizuar, të sigurta dhe të ngrohta, me plot dritë.

Klasa është e organizuar me stacione të ndryshme. Gjatë kohës së lirë, kur fëmija juaj ka mbaruar detyrën e klasës, mund të shpenzojë kohë duke bërë diçka që i pëlqen. Kështu rrit kreativitetin, vetbesimin dhe mënyrën e të shprehurit qartë. Fëmija juaj rritet duke mësuar dhe duke formuar karakterin e vet.

Mësimi zhvillohet në gjuhën franceze, gjithashtu për ata që janë fillestar ne kemi mësues specialistë që ndihmojnë fëmijën tuaj të përmirësoj komunikimin dhe të shkruarit në gjuhën Franceze. Gjithashtu fëmija do të ketë mundësi të shtojë njohuritë edhe në gjuhën angleze.

Gjuhët e huaja

Rëndësia e të mësuarit të gjuhëve të huaja në ditët e sotme

Shqipëria është hapur me vendet e tjera të botës dhe tashmë ka lindur dhe nevoja e të mësuarit të gjuhëve të huaja. Fëmijëve u bën mirë të mësojnë disa gjuhë që në moshë të vogël. Përveçse kanë më shumë shanse për të gjetur një punë të mirë në të ardhme ose për të avancuar në karrierën e tyre, mësimi i një gjuhe të dytë mund tu japë atyre gjithashtu një pasqyrë të kulturave të tjera. Do të jenë më të përgatitur dhe më të sigurt për të udhëtuar nëpër botë dhe për të eksploruar mënyrat e ndryshme të jetesës së njerëzve të tjerë. Studimi i gjuhëve të huaja rrit aftësitë e të dëgjuarit dhe kujtesën. Gjithkush merr pjesë në mënyrë më efektive dhe më të përgjegjshme në një botë multikulturore nëse di një gjuhë tjetër.

 

Ejani studioni në EFI Tirana si një portë hyrëse për të studiuar në Universitetet më të mira të Francës, Belgjikës, Zvicrës por dhe në universitete të tjera të gjuhës angleze pasi cdo nxënës del me njohuri të shkëlqyra në dy gjuhë.

VT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0