Tregtia Kosovë-Shqipëri është parë gjithnjë me vëmendje. Të dy vendet janë dakord që ajo nuk është në nivelet e mjaftueshme, ndonëse vitet e fundit ka pasur përmirësime për shkak të marrëveshjeve tregtare.
BusinessMag me gazetarin Ahmet Pllana, ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahini, lidhur me shkëmbimet tregtare Kosovë – Shqipëri, pengesat dhe sfidat e të bërit biznes.
Shahini, lidhur me shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, cilat janë pengesat dhe sfidat e të bërit biznes?
Kosova dhe Shqipëria kanë avancuar shumë në eliminimin e pengesave, qoftë ligjore apo dhe joligjore, të cilat shpesh kanë prodhuar korrupsion dhe burokraci në kufi. Kjo gjë tashmë është në drejtim të duhur, kur kemi parasysh se për shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, mesatarisht brenda këtyre dy viteve të fundit janë nënshkruar rreth dyzet marrëveshje të ndryshme bilaterale. Ndërsa, që më heret janë nënshkruar gjithsej mbi njëqind marrëveshje, që kanë për qëllim liberalizimin e tregut pa pengesa, qoftë treg ekonomik, kulturor, sportiv apo treg i shërbimeve dhe fusha politike. Pra, në këtë drejtim, sa i përket shkëmbimeve tregtare, Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të gjejnë veten.
Cilat janë pengesat kryesore që përballen bizneset në Kosovë në realizimin e tregtisë me Shqipërinë dhe si mund të adresohen këto pengesa?
Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.