Nëse investoni miliarda dollarë në studime, kohë dhe përpjekje për të zhvilluar një sistem inteligjence artificiale, mund të pritet që ai të kryejë detyra komplekse me një sofistikim të barabartë (ose shpeshherë më të madh) me ekspertizën njerëzore.
Kjo gjithashtu vlen edhe për përpunimin e gjuhës natyrore (NLP), ku sistemet e I.A.-së do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të gjenerojnë biseda me një ngjashmëri të frikshme me ato njerëzore. Megjithatë, nëse ka ndonjë model I.A. ose chatbot që mund të bëjë më tepër se modelet tradicionale të NLP-ve, ai është ChatGPT-4.
Një përmbledhje e ChatGPT-4
OpenAI, një laborator kërkimi i I.A.-së me bazë në San Francisko, i cili mori më shumë se 1 miliard dollarë financime për operacionet në fushën e inteligjencës artificiale në vitin 2022, u bë startup-i më i financuar në botë. Pjesë të këtij investimi janë përdorur për të zhvilluar GPT-4, një model NLP i avancuar.
ChatGPT-4 është një version më i sofistikuar i modelit ChatGPT. Ai është trajnuar me sete të mëdha të të dhënave dhe përdor një kodifikues transformues të fuqishëm për të përpunuar hyrjet nga përdoruesi.
Rezultati?
Prirje më të mira në kuptimin e pyetjeve të përdoruesve, kohë përgjigjeje më të shpejtë dhe aftësi të përmirësuara në kuptimin e gjuhës së natyrshme (NLP) në krahasim me modele “të lira” të ChatGPT-ve. Për më tepër, ai mbështet shumë gjuhë, kështu që i njëjti chatbot mund të përdoret globalisht pa asnjë përpjekje ekstra nga zhvilluesit ose përdoruesit.
GPT-4 ka aftësi të specializuara për të kuptuar dhe për të gjeneruar biseda.
Me një abonim të ChatGPT Plus, ju mund të keni privilegje të parakohshme në shfrytëzimin e ChatGPT-4, duke përfshirë:
-
- Aftësi NLU-je: Këto konvertojnë tekstin ose fjalët hyrëse në të dhëna të strukturuara dhe të nxjerrin fakte konkrete.
- Analizë e integruar e ndjesive dhe zbulimi i emocioneve: Një proces që nxjerr opinionet, emocionet dhe qëndrimet nga teksti.
- Mbështetje për shumë gjuhë: mbi 50 gjuhë, duke përfshirë anglishten, spanjishten, frëngjishten, gjermanishten, kinezishten, japonezishten dhe arabishten.
- Veçoritë e avancuara që bëjnë të mundur ndihmën në shërbimin ndaj klientëve, si:
- Njohja e entitetit – procesi i identifikimit dhe klasifikimit të entiteteve (informacione kyçe) brenda tekstit.
- Menaxhimi i rrjedhës së dialogut – aftësi që gjeneron biseda të natyrshme.
Thënë thjesht , GPT-4 është një version i avancuar i modelit origjinal GPT i krijuar për aplikacione bisedore të I.A.. Ai përdor të dhëna nga dialogjet e chatboteve për të kuptuar se si komunikojnë njerëzit në një bisedë, dhe mund të trajnohet në çdo detyrë të lidhur me NLP-në.
Artikulli u publikua më parë në faqen74 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.