Meta: Facebook lançon shërbimin e realitetit virtual

Meta: Facebook lançon shërbimin e realitetit virtual

meta lançon kufjet vr

Pronari i Meta-s, Facebook-u , ka nisur një shërbim abonimi të realitetit virtual (VR), në përpjekje për të rritur të ardhurat e kësaj pjese të biznesit të tij.

Meta thotë se përdoruesit që do të abonohen, do të kenë akses në dy lojëra të reja çdo muaj.

Gjatë tre muajve të parë të vitit, kompania mëmë e Facebook  pati një humbje prej 4 miliardë dollarësh ($3.1 miliardë paund) në njësi VR.

Meta përballet me konkurrencë nga firma të tilla si gjigandi teknologjik Apple, i cili zbuloi këtë muaj kufjet e tij të shumëpritura, të realitetit të përzier.

Kompania tha se shërbimi Meta Quest+, i cili kushton 7.99 dollarë në muaj ose 59.99 dollarë për një abonim vjetor, është i përputhshëm me kufjet Quest 2, Quest Pro dhe Quest 3 që do të dalin në të ardhmen.

Lexo edhe: Si qasen shtetet e rajonit në të dhënat e përdoruesve të Meta-s

Në vitin 2021, kreu ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, prezantoi planet për të ndërtuar një “metaverse” – një botë në internet, ku njerëzit mund të luajnë lojëra, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufjet VR.

“Më vonë, shpresoj që të na shohin si një kompani metaverse dhe dua të ndërtoj punën tonë dhe identitetin tonë në atë që po ndërtojmë për të ardhmen”, tha Zuckerberg.

Në shkurt të vitit të kaluar, Meta prezantoi disa projekte ambicioze të inteligjencës artificiale dhe Zuckerberg e përshkroi inteligjencën artificiale si “çelësin për të zhbllokuar metaverse-in”.

Kompania raportoi një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tre muajt e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë e tregut. Megjithatë,  Reality Labs , i cili prodhon kufjet VR dhe produkte të tjera, raportoi një humbje neto prej 4 miliardë dollarësh për këtë periudhë.

Në fillim të këtij muaji, Apple prezantoi kufjet e tij Vision Pro, në lançimin e parë të madh të pajisjeve të tij në pothuajse një dekadë. Kufjet e Apple, të  cilat do të lançohen në fillim të vitit të ardhshëm në SHBA, do të kushtojnë 3,499 dollarë. Ky çmim është shumë më i lartë se kufjet  e tjera që gjenden aktualisht në treg.

Kufjet VR të Meta-s kushtojnë nga 299.99 deri në 999.99 dollarë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0