Certifikimi i agroturizmit, lehtësohen procedurat - Business Magazine Albania

Certifikimi i agroturizmit, lehtësohen procedurat

Të ardhurat e gjeneruara nga agroturizmi në një vit llogariten 80 milionë euro. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se, për të mbështetur zhvillimin e këtij sektori qeveria ka ndryshuar kriteret e certifikimit të tyre.

Ajo theksoi se, “Miratuam ndryshimin e procedurave për certifikimin e subjekteve agroturistike, kërkesë kjo e vetë sektorit, pasi duan të përfitojnë nga një politikë fiskale që kemi ndërtuar prej 2018-ës, kur u krijua baza ligjore që njeh agroturizmin si një aktivitet i diversifikuar i fermës dhe kemi bërë të mundur që të japim paketë fiskale me lehtësi si, TVSH në nivelin 6 %, tatimfitimi në nivel 5 % dhe taksë infrastrukture 0 %”.

Kjo paketë lehtësish fiskale, nxit interesin e agroturizmit për t’u certifikuar.

Sipas ministres, sektori ka marrë mbështetje.

“Agroturizmi shihet si aktivitet i diversifikimit të fermave në zonat rurale, me ndikim në ekonominë rurale, që përveç aktivitetit bujqësor kryejnë edhe aktivitetin e mikpritjes në shtëpitë e tyre të kthyera në bujtina, mbështetur edhe nga qeveria”.

Lexo: MADE OF US: Një aventurë e pabesueshme sapo ka filluar!

Ajo shtoi se, deri tani janë mbështetur rreth 80 agroturizme, ndërsa po vijohet me financimin e të tjera pikave.

“Nga llogaritë e fundit rezulton se të ardhurat e gjeneruara në një vit nga agroturizmi janë 80 milionë euro”, u shpreh Krifca.

Sipas saj, ngritja e bujtinave është mjeti i duhur për t’i shërbyer atyre komuniteteve për të gjeneruar më shumë të ardhura.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0