Mercedes-Benz teston makinën elektrike me pavarësi mbi 1000 kilometra - Business Magazine Albania

Mercedes-Benz teston makinën elektrike me pavarësi mbi 1000 kilometra

Mercedes-Benz

Një makinë Mercedes-Benz, në fazë testi, ka udhëtuar mbi 1000 kilometra (621 milje) në katër vende, me një karikim të vetëm.

Mercedes Vision EQXX, i shpallur si “makina elektrike me efikasitet më të lartë në botë”, u nis nga Sindelfingen në Gjermani drejt Cassis, në jug të Francës, duke kaluar gjatë rrugës nëpër Zvicër dhe Itali.

Udhëtimi përfshinte kushtet reale të trafikut në qytete, udhëtim me 140 km/h (87 mph) në autostradë dhe një pjesë që kalonte në Alpet zvicerane.

“Me udhëtimin tonë të suksesshëm rrugor në jug të Francës, ne kemi treguar se efikasiteti është monedha jonë e re,” tha Markus Schäfer, shefi i teknologjisë në Mercedes-Benz Group AG.

Ai shtoi se, Vision EQXX është rezultat i një programi gjithëpërfshirës, që ofron një plan për të ardhmen e inxhinierisë së automobilave… Ne do të vazhdojmë të testojmë kufijtë e asaj që është e mundur.”

Udhëtimi u krye në një ditë të vetme, me një total prej 1,008 km dhe përfundoi me 15 për qind nivelin e karikimit të mbetur ende në bateri.

Vision EQXX është vetëm një makinë e konceptuar dhe nuk disponohet ende në treg, por Mercedes shpreson se do të ofrojë një plan për automjetet e ardhshme, me disa zhvillime innovative, që tashmë janë integruar në prodhim.

Makina përfshin një çati fikse diellore që përmban 117 qeliza diellore, të cilat ushqejnë baterinë 12 volt që furnizon me energji sistemin elektrik brenda automjetit, siç është sistemi i navigimit. Kjo parandalon humbjet te bateria kryesore dhe rrit diapazonin me rreth 2 për qind.

“Vision EQXX është Mercedesi më efikas i ndërtuar ndonjëherë”, tha Ola Källenius, drejtuese e Bordit të Menaxhimit në Mercedes.

“Programi i tij i teknologjisë shënon një moment historik në zhvillimin e automjeteve elektrike. Ai mbështet synimin tonë strategjik për të ‘udhëhequr me energji elektrike’”, tha ajo.

Indipendent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0