Njihuni me Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë, që mund të flasë disa gjuhë - Business Magazine Albania

Njihuni me Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë, që mund të flasë disa gjuhë

Ameca

Ameca përshkruhet si roboti humanoid më i avancuar në botë dhe tani ka një aftësi tjetër.

Këtë javë, zhvilluesit e Ameca-s kanë publikuar një video të re që tregon aftësitë gjuhësore të robotit të tyre të avancuar.  Në video, Ameca pyetet për gjuhët që flet.

Lexo edhe: Elon Musk shfaq robotin humanoid të quajtur Optimus

Me këtë rast, ajo përgjigjet duke thënë se mund të flasë ‘shumë gjuhë’, përpara se të demonstrojë njohuritë e saj në japonisht, gjermanisht, kinezisht dhe frëngjisht, si dhe dy thekse të gjuhës angleze, atë britanik dhe amerikan.

Ameca ishte një ide e startupit me bazë në Cornëall, Engineered Arts, të cilët e përshkruajnë atë si ‘robotin më të avancuar në botë’.

Përpos aftësisë së fundit, roboti mund të ndërveprojë biseda ngjashëm me njeriun së bashku me mimikat e fytyrës. / Daily Mail 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0