5 projektet më të suksesshme nga Shqipëria janë propozuar për financim në thirrjen e dytë të Fondit Rajonal të Sfidave, duke alokuar 2.6 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) organizoi Ceremoninë e dytë Kombëtare të ndarjes së garanteve në Shqipëri me qëllim publikimin e rezultateve të thirrjes së dytë dhe ndarjes së granteve për konsorciumet fituese. Në thirrjen e dytë për shprehje interesi, RCF pranoi 123 aplikime nga konsorciumet e instituteve të formimit profesional dhe ndërmarrjeve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ky numër 26 aplikime ishin nga Shqipëria. Vendimi i Komisionit Përzgjedhës bazuar ne fondet në dispozicion për thirrjen e dyte rezultoi në propozimin per te financuar 5 projektet më të suksesshme nga Shqipëria duke alokuar 2.6 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institutet e aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.
Ceremonia e ndarjes së granteve u zhvillua në Hotel Rogner dhe mblodhi përfaqësuesit e WB6 CIF, Ambasadës Gjermane, KfW, Ministrisë së Financace dhe Ekonomisë, SDC, Fondit Rajonal te Sfidave, Donatorëve dhe konsorciumeve fituese nga Shqipëria, për të shënuar suksesin e tyre.
- Renato Vasili, Koordinator Rajonal në Fondin Rajonal të Sfidave, i uroi pjesëmarrësve mirëseardhjen në ceremoninë përmbyllëse të thirrjes së dytë të Fondit Rajonal të Sfidave në Shqipëri. Ai nënvizoi se pavarësisht sfidave ekonomike, politike dhe sociale të cilat janë të pranishme jo vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë, rezultatet e arritura janë një tregues pozitiv i interesit të shprehur nga institucionet arsimore dhe sektori privat, por mbi të gjitha, janë një tregues i devotshmërise, i përkushtimit, i pasionit, i inovacionit dhe i përpjekjeve për bashkëpunim, si faktorët jetikë të modernizimit të shoqërisë për ta bërë atë më konkurruese ekonomikisht, më të fortë, më solidare dhe më gjithëpërfshirëse. “Këta tregues janë gjithashtu nje garanci për ecurinë e mëtejshme të aktiviteteve të Fondit Rajonal të Sfidave në Shqipëri, të cilat do pasojnë me shtimin e fondeve dhe shpalljen e thirrjes së tretë për aplikime në muajin Maj” vijoi më tej ai. Z. Vasili e përfundoi fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen për të gjithë konsorciumet fituese të cilat u angazhuan me perkushtim dhe passion për të përgatitur projekte konkurruese dhe inovative te trajnimeve bashkepunuese.
Znj. Ines Muçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Shqipërisë, shprehu mirënjohjen e saj për Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe KFW për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti për Shqipërinë. Ne kemi besim, tha ajo, se bashkëpunimi afatgjatë midis kompanive dhe institucioneve të formimit profesional është një bazë solide për një ekonomi të qëndrueshme dhe më të fortë dhe për këtë arsye e konsiderojmë shumë të rëndësishme përmirësimin e arsimit dual në Shqipëri. Edhe këtë vit jam shumë e kënaqur me interesin e madh që kompanitë treguan për këtë projekt, shtoi ajo, dhe akoma më e kënaqur jam për faktin që në Shqipëri u përzgjodhën per t’u financuar 5 konsorciume duke përthithur një fond prej 2.58 milion. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqiperise, si nje aktor i rëndësishëm në këtë proces, do të vazhdoje te punojë fort që të kemi sa më shumë përfshirje të sipërmarrjes shqiptare edhe në projektet e ardhshme.
Eshtë kënaqësi që të jem sërish këtu me ju për të dytin vit rradhazi dhe përfitoj nga kjo traditë e ceremonisë të ndarjes së granteve, për të shprehur mirenjohjen time per Qeverinë Gjermane, KfW dhe Qeverinë Zvicerane për mbështetjen që i japin Fondit Rajonal të Sfidave por edhe për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për punësimin dhe arsimin profesional në Shqiperi, u shpreh znj. Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Ajo tha se vlen të përmendet fakti që për Qeverinë Shqiptare është e rëndësishme që kjo mbështetje financiare në ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të AFP-së të jetë afatgjatë dhe t’u mundësojë të gjithë ofruesve që të aplikojnë në thirrjet e ardhshme. “I uroj suksese shkollave fituese dhe inkurajoj shkollat e tjera që të aplikojnë në thirrjet e ardhshme. Nëpërmjet mbështetjes së strukturave të dedikuara në Ministri të gjithe ofruesit do të kenë mundësi të rrisin kapacitetet e tyre për të aplikuar jo vetëm në Fondin Rajonal të Sfidave por edhe në projekte të tjera që synojnë ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e sektorit të AFP-së, perfundoi Znj. Manjani.
Znj. Judith Hoffmann, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Shqipëri, uroi konsorciumet fituese në emër të Ambasadës Gjermane dhe Ambasadorit Gjerman. Ajo shtoi se Fondi Rajonal i Sfidave si një instrument financimi i bashkëpunimit financiar gjerman është krijuar me objektivin për të nxitur punësimin në Ballkanin Perëndimor dhe për të trajtuar problemin e mospërputhjes së aftësive në tregun e punës. “Dua të theksoj që jam shumë e kënaqur që kemi dhe Qeverinë Zvicerane në këtë përpjekje. Arsyeja pse mbështesim pikerisht këte fushë është sepse duam të kontribuojmë për përmirësimin e standardit të jetesës dhe të krijojmë vende te reja pune. BMZ ka vendosur që të shtojë për Shqipërinë një shumë prej 10.8 milion Euro ne Fondin Rajonal te Sfidave si një dritare kombëtare për mbështetjen e mëtejshme te AFP-së si dhe për të krijuar më shumë mundësi përfitimi të granteve për konsorciumet qe do aplikojnë në thirrjet e ardhshme”vijoi më tej Znj. Hoffman përfundoi duke thënë: “Ne jemi krenarë për rezultatet e arritura në Shqipëri në thirrjen e dytë dhe jam e lumtur që kemi këtu me ne sot 5 konsorciume fituese. Ky është një tregues i interesit në rritje për trajnimet bashkëpunuese dhe iu uroj fituesve suksese të metejshme ne zbatimin e këtyre trajnimeve”
Lexo: 90% e bizneseve online dështojnë në vetëm 4 muaj
- Lulzim Rafuna, President i Odës Ekonomike të Kosovës dhe WB6 CIF, theksoi se thirrja e dytë e Fondit Rajonal të Sifdave rezulton në rritje të numrit të Shprehjeve të Interesit dhe se lehtësia e financimit ka një ndikim pozitiv në sektorin e AFP-së për ta përdorur atë për përmirësimin e kushteve të këtij sektori, gjë që është vendimtare për krijimin e vendeve të reja të punës dhe parakusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai shtoi se nga muaji Shkurt, WB6 CIF udhëhiqet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe se është i lumtur të ndajë me pjesëmarrësit objektivat strategjike për vitet në vijim të cilat janë: digjitalizimi, ekonomia e gjelbër, zhvillimi rajonal dhe arsimi dhe aftësimi profesional. Ky projekt ka nje qasje unike për t’iu krijuar të rinjve mundësitë që të krijojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre dhe për këtë të gjitha dhomat e biznesit të rajonit mbeten të anagzhuara për të dhënë mbështetjen e tyre. Falënderoj Qeverinë Gjermane për përkrahjen që po japin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu edhe Qeverinë Zvicerane për kontributin e tyre. Konsorciumeve fituese i uroj suksese të mëtejshme” përfundoi ai.
Znj. Viktoria Veidt, Menaxhere e Lartë Portofoli në Zyrën Qendrore te KfW-së, përgëzoi 5 konsorciumet fituese nga Shqipëria që kanë fituar në thirrjen e dytë të Fondit Rajonal të Sfidës, duke nënvizuar rëndësinë e cilësisë së përvetësimit të aftësive dhe kualifikimeve për të rinjtë që kontribuojnë më së miri për të qenë të përshtatshëm për vendet e punës. Ajo më tej shtoi se ne thirrjen e dytë aplikuan 26 konsorciume te institucioneve te trajnimit dhe 118 sipërmarrje, tregues I cili krahasuar me madhësinë e ekonomisë dhe popullsisë, është një rezultat i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Kjo tregon jo vetëm nevojën e madhe për financim, por edhe interesin e madh të kompanive dhe ofruesve të AFP-së për të punuar së bashku dhe për të çuar përpara arsimin profesional. Ajo përfundoi duke thënë se “Si njohje e cilësisë së lartë të projekt propozimeve për financim nga RCF në Shqipëri, të cilat nuk mund të financohen me volumin aktual të financimit, milionë Qeveria Gjermane ka alokuar 10.8 milion Euro shtesë për një Dritare të Financimit për Shqipërinë në Fondin Rajonal të Sfidave”.
Fondi Rajonal i Sfidave (RCF)) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve. RCF forcon konkurreshmërinë e sipërmarrjeve në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte të përzgjedhura të trajnimit bashkëpunues të zbatuara përmes partneriteteve midis institucioneve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve. Ministria Federale Gjermane për
Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) ka financuar 64.43 milion Euro per RCF, ndërsa Qeveria Zvicerane, e përfaqësuar nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC) ka bashkëfinancuar 9.7 milionë CHF. Fondet i janë mandatuar Bankës Gjermane për Zhvillim KfW dhe zbatohen nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.
Për çdo pyetje të mëtejshme, mos ngurroni të kontaktoni përfaqësuesin e RCF, Z. Renato Vasili, renato.vasili@rcf-wb6.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.