“Diaspora Flet”. Rikthehet konferenca që bën bashkë profesionisët, vendimmarrësit dhe përfaqësues institucionesh - Business Magazine Albania

“Diaspora Flet”. Rikthehet konferenca që bën bashkë profesionisët, vendimmarrësit dhe përfaqësues institucionesh

GERMIN ka njoftuar zhvillimin e Konferencës “Diaspora Flet 2023”, e cila do të mbahet me datat 18, 19, 20 maj 2023.

“Diaspora Flet” është konferenca më e madhe e diasporës shqiptare, që për të tretën herë do të bëjë bashkë qindra profesionistë, vendimmarrës dhe përfaqësues të institucioneve nga diaspora dhe vendet amë.

Samiti i diasporës online pritet të luajë një hap më shumë për fuqizimin e rolit të diasporës në Shqipëri, e njëkohësisht në vendet ku shqiptarët po jetojnë e punojnë. Një komunitet shqiptar mbarëkombëtar vjen në këtë samit për të treguar potencialin e diasporës, rëndësinë e saj në zhvillim dhe mbi të gjitha për të forcuar urat e bashkëpunimit në të ardhmen, periudhë kur diaspora shqiptare do të jetë edhe më e mirëpozicionuar.

Konferenca synon të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga diaspora nga e gjithë bota, por edhe vendet amë.  Konferenca Diaspora Flet është një “thirrje” e fuqishme për angazhimin e diasporës, e cila mbahet çdo dy vjet.

Kjo konferencë ndërkombëtare mbi diasporën bashkon ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga dhjetëra vende.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0