Kërkimet e reja nga shkencëtari, fitues i çmimit Nobel, tregojnë se paraja mund ta blejë lumturinë, por jo për të gjithë - Business Magazine Albania

Kërkimet e reja nga shkencëtari, fitues i çmimit Nobel, tregojnë se paraja mund ta blejë lumturinë, por jo për të gjithë

“Paraja nuk blen lumturinë”, është një thënie që të gjithë e kemi dëgjuar shumë herë më parë. Megjithëse është e lehtë të përdorët si shprehje paralajmëruese për të fiksuarit pas parave, shkencëtarët e sjelljes kanë shpenzuar dekada duke u përpjekur të kuptojnë marrëdhënien e ndërlikuar midis parasë dhe lumturisë … dhe kjo vjen me disa gjetje befasuese.

Një karrierë me çmim Nobel

Daniel Kahneman, një fitues i çmimit Nobel në ekonomi, ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij, duke u përpjekur të kuptojë shkallën se si koha dhe paratë ndikojnë në lumturi.

Ai zbuloi se me mbi 90,000 dollarë në vit, rritja e të ardhurave nuk përkthehej në rritje të lumturisë (ajo që ai e quajti një efekt tavan). Me fjalë të tjera, nëse paga juaj do të rritej nga 50,000 dollarë në 60,000 dollarë, do të përjetoni një rritje të ndjeshme të lumturisë. Sidoqoftë, nëse paga juaj do të rritet nga 90,000 dollarë në 120,000 dollarë, nuk do të kishit asnjë ndryshim në nivelet e përgjithshme të lumturisë.

Lexo: 5 terma psikologjike që i keni keqpërdorur plotësisht për vite me radhë

Ky zbulim i hutoi shkencëtarët për më shumë se një dekadë. Në vitin 2021, një grup studiuesish vendosën të kryejnë një studim të ngjashëm për të hetuar vërtetësinë e kësaj marrëdhënieje. Për habinë e tyre, ata gjetën rezultate të ndryshme – rritjet e të ardhurave, në çdo nivel, sillte rritjen e lumturisë. Si i pajtoni gjetjet e kundërta?

Në një bashkëpunim të publikuar së fundi (një lloj partneriteti akademik në të cilin, shkencëtarët me mendime të ndryshme dhe shpesh të kundërta rreth një temë, bashkëpunojnë së bashku për hir të shkencës) Killingsworth, Kahneman dhe Mellers zbuluan se asnjëri prej tyre nuk kishte të drejtë. Në fakt, marrëdhënia midis pasurisë dhe lumturisë ishte më e çuditshme sesa pritej.

Të pakënaqur kronikisht apo thjesht të lumtur?

Autorët zbuluan se ekzistojnë dy lloje të ndryshme njerëzish, një shumicë e lumtur dhe një pakicë e pakënaqur, dhe se marrëdhënia midis pasurisë dhe lumturisë varet nga lloji i personit që jeni. Për pakicën e pakënaqur (15% e njerëzëve më të palumtur), efektet e tavanit të përshkruara nga Daniel Kahneman ishin të vërteta: pavarësisht nga shuma, ata nuk u bënë më të lumtur kur të ardhurat e tyre u rritën mbi 90,000 dollarë. Megjithatë, për shumicën e lumtur, lumturia vazhdoi të rritet me rritjen e nivelit të tyre të të ardhurave.

Çfarë domethënie kanë këto gjetje për ne? Kjo do të thotë që, për shumicën prej nesh, të punuarit më shumë, për të fituar më shumë para ndoshta do të shpërblehet. Do të thotë që edhe nëse fitojmë 100,000 dollarë në vit, fitimi i më shumë parave mund të na bëjë akoma më të lumtur. Sidoqoftë, nëse jeni pjesë e pakicës kronike të pakënaqur – lloji i njerëzve që ndihen të trishtuar edhe kur janë duke pushuar në një ishull parajsor ,pa stres – atëherë ndoshta nuk do t’ia vlejë të bëni mundin për të fituar më shumë para. Ndoshta më mirë të bëni vetëm minimumin për të fituar 90,000 dollarë në vit.

Inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0