Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme ( 13 mars ) ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse në Tragjas, Qarku Vlorë, nga shoqëria “SUNPRO”, sh.p.k.
Centrali do të ketë kapacitet të instaluar 3 MW dhe afati i pritshëm i vënies në punë do të jetë brenda 36 muajve.
Afati i funksionimit të tij është 49 vite nga hyrja në fuqi e vendimit.
Në kontratë përcaktohen dhënia falas ndaj ministrisë përgjegjëse të një sasie të energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë monetare.
Shoqëria ka detyrimin të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.