8 mënyra si ta shfrytëzoni zgjatjen e ditës që të jeni sipërmarrës më i mirë - Business Magazine Albania

8 mënyra si ta shfrytëzoni zgjatjen e ditës që të jeni sipërmarrës më i mirë

Sipërmarrës

Gjatë muajve të pranverës, ju shtohet një orë ekstra dite në programin tuaj. Ja çfarë mund të bëjnë sipërmarrësit me atë dritë dielli shtesë për të përmirësuar
veten dhe bizneset e tyre.

Çdo vit Shqipëria , me nisjen e muajve të ngrohtë , zhvendos orën me 60 minuta para.Edhe pse humbisni një orë gjumë , ju përsëri keni mundësi ta përshtatni orarin tuaj të zgjimit me orët shtesë të ditës.

Nëse jeni sipërmarrës, ajo orë shtesë mund të jetë një dritare mundësish. Me më shumë dritë , do të keni më shumë mundësi për të zgjeruar aftësitë tuaja ose të punoni më shumë për të plotësuar ëndrrën tuaj.

Keni nevojë për një vend për të filluar? Këtu janë 8 gjëra që mund të bëni me atë orë shtesë, për ta bërë veten një sipërmarrës më të mirë.

  1. Stërvitja

Është e lehtë të hiqni dorë nga rutina juaj e kujdesit për veten gjatë dimrit. Por ditët më të gjata dhe më të ngrohta janë praktikisht një ftesë për të rifilluar rutinën tuaj të stërvitjes. Jo vetëm që stërvitja është e mirë për shëndetin tuaj fizik, por gjithashtu është treguar se çliron endorfinë që ndihmon në uljen e stresit.

Edhe një shëtitje e thjeshtë ditore ose vrapimi i lehtë mund të sjellin përfitime befasuese. Për më tepër, disa komunitete ofrojnë aktivitete në grup si: çiklizmi ose frisbee , që janë mundësi socializimi dhe krijimi lidhjesh.

  1. Zbuloni eventet që ju krijojnë lidhje të reja

Marrëdhëniet janë thelbësore për sipërmarrësit që kërkojnë të ndërtojnë bizneset e tyre. Partneritetet që krijoni brenda komunitetit tuaj mund t’ju ndihmojnë të rrisni përhapjen e markës, të gjeneroni ide të reja ose të shfrytëzoni mundësitë për të punuar së bashku për një qëllim të përbashkët.

Gjatë pranverës dhe verës, merrni pjesë në aktivitete të ndryshme, të zhvilluara në natyrë që ju ndihmojnë të krijoni lidhje .

Ju mund të gjeni evente të tilla duke folur me sipërmarrës të tjerë ose duke kërkuar për evente në site si LinkedIn. Ato mund të përfshijnë pikniqe, ngjarje sportive ose projekte në komunitetin që ju lejojnë të keni ndikim në komunitetin tuaj.

  1. Rrisni kohën tuaj të leximit

Sipërmarrësit e zgjuar e kuptojnë vlerën e një libri të mirë. Leximi ofron mundësi të pafundme për vetë-përmirësim ose sukses, dhe librat apo botimet më të fundit mund t’ju mbajnë të informuar për praktikat më të mira që ndikojnë në biznesin ose industrinë tuaj.

Por edhe leximi jashtë fushës suaj mund t’ju bëjë një individ më të plotë dhe të trajnojë trurin tuaj që të mendojë ndryshe për botën përreth jush.

Shumë biblioteka lokale ofrojnë programe verore leximi dhe klube librash nga të cilat mund të përfitoni. Dhe nëse jeni duke ecur ose duke ushtruar, mund të konsideroni të dëgjoni një libër audio ose podcast.

  1. Pushoni për vetë-reflektim

Sado që bota e biznesit flet për të dhëna dhe analiza, çuditërisht pak vëmendje i kushtohet procesit të reflektimit.

Vetë-reflektimi nuk është i komplikuar, por është një mundësi për të vlerësuar motivet tuaja të brendshme.

Për çfarë jeni vërtet të pasionuar? Çfarë shpresoni të arrini në vitet e ardhshme? Këto janë llojet e pyetjeve që mund t’i mendoni ndërsa bëni shëtitjen  në mbrëmje pranë pishinës.

Përgjigjet për këto pyetje mund të jenë përkujtues i mirë se përse keni hyrë në biznes dhe ofrojnë motivim kur ecuria bëhet e vështirë.

  1. Ndiqni mundësitë për të mësuar

Ata që mësojnë krijonë liderat më të mirë. Vera mund të paraqesë gjithashtu mundësi për të marrë pjesë në seminare, konferenca ose mundësi të tjera arsimore që ju mbajnë të angazhuar në biznesin ose industrinë tuaj.

Lexo: Pyetja që çdo lider duhet t’i bëjë vetes

Edhe pse nuk është e vështirë të gjenden webinar-ë ose evente të tjera online, ditët me më shumë drite ofrojnë mundësinë për ndjekjen e ketyrë eventeve fizikisht. Industria e pasurive të paluajtshme, priret të rritet në pranverë, gjë që mund t’ju japë një shans për të krijuar lidhje ose për të ndjekur klasa për të mprehur aftësitë tuaja të biznesit.

  1. Filloni të mendoni në mënyrë krijuese

Disa nga udhëheqësit më të talentuar janë të njohur për të menduarit jashtë kutisë. Kur moti ngrohet, është gjithashtu një mundësi për të dalë nga zyra! Ushtrimet, koha e lirë , udhëtimet ofrojnë të gjitha mundësi për të mësuar e rritur dhe mund të shërbejnë si një “reset” mendor, duke ju lejuar të ktheheni në punën tuaj me një këndvështrim të ri.

Nuk jeni i sigurt se ku të filloni? Pyesni veten se çfarë është një gjë në biznesin tuaj që dëshironi të ndryshoni. Pastaj, filloni të mendoni për mënyrat për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Ndërsa udhëtoni, shikoni mënyrat se si i bëjnë gjërat bizneset e tjera. Kjo mund t’ju ndihmojë të mendoni ndryshe për biznesin tuaj dhe mund të nxisë ide të reja për ndryshim.

  1. Kaloni kohë me njerëzit e dashur

Kalimi i kohës me miqtë ose familjen tuaj nuk do t’iu bëjë vetëm një sipërmarrës më të mirë; do t’iu bëjë edhe  një qenie njerëzore më të mirë. Koha cilësore me të dashurit ndihmon për të luftuar stresin dhe mund t’iu mbajë të motivuar kur biznesi juaj fillon të ndihet i rëndë.

Nëse jeni prind, të kaloni kohë me fëmijët tuaj ju lejon të kaloni mësime të vlefshme për jetën tek brezi i ardhshëm. Sportet, kampingu, një ditë në plazh – këto aktivitete mund t’ju japin një R&R(rest & reset) shumë të nevojshme dhe t’iu ndihmojnë të forconi lidhjet tuaja personale.

  1. Kultivoni mirënjohje

Për çfarë jeni mirënjohës? Kjo nuk është një pyetje për tu bërë vetëm në festat e fundivitit. Mirënjohja mund t’iu mbajë të përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi dhe t’iu kujtojë se disa nga gjërat që iu sjellin më shumë gëzim kanë pak të bëjnë me suksesin tuaj sipërmarrës.

Të shohësh natyrën me të gjithë shkëlqimin e saj të pakrahasueshëm është një shembull i shkëlqyer. Shumë pak njerëz shkojnë në mal ose det dhe mendojnë, “Do të doja të isha përsëri në zyrë”.

Ndërsa ushtroheni, udhëtoni ose kaloni kohë me familjen, ndaloni dhe reflektoni për botën përreth jush. Gjeni kohë për të vlerësuar gjërat e vogla dhe mbani këtë mirënjohje të sapogjetur para mendjes për të qëndruar të motivuar ndërsa punoni në biznesin tuaj.

Moti i ngrohtë dhe ditët më të gjata nënkuptojnë mundësi për të përmirësuar veten dhe biznesin tuaj. Nëse i zbatoni këto këshilla në praktikë, do të rivendosni më shumë sesa thjesht orën tuaj. Ju gjithashtu do të rivendosni veten, duke formuar një mentalitet të ri që ju lejon të përshëndesni çdo ditë me një ndjenjë mundësie.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0