Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë marrë hapa të tjerë për çështjen ligjore kundër Apple, duke thënë se rregullat e App Store që pengojnë zhvilluesit të informojnë përdoruesit për opsionet e tjera të blerjes, shkelin rregullat e bllokut evropian kundër kushteve të padrejta të tregtimit.
Komisioni Evropian, i cili përfaqëson degën ekzekutive të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, hodhi poshtë akuzën e mëparshme se Apple u kërkonte zhvilluesve të përdornin sistemin e saj të pagesave brenda aplikacionit.
Organet rregullatore të BE-së thanë se të ashtuquajturat “detyrime” të Apple për zhvilluesit nuk janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të App Store në pajisjet iPhone dhe iPad dhe se ato janë të dëmshme për përdoruesit e shërbimeve të transmetimit të muzikës në pajisjet celulare Apple.
Apple ka thënë se do t’i përgjigjej shqetësimeve të rregullatorit.
Rasti u ngrit nga Spotify, i cili u ankua se Apple i kufizoi në mënyrë të padrejtë rivalët në shërbimin e vet të transmetimit të muzikës, Apple Music në iPhone.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.