Tirana Summit, një ditë plot energji me 3 folës dhe 2200 pjesëmarrës. Jordan Belfort: Suksesi juaj përcaktohet në 4 sekondat e parë të kontaktit me klientin - Business Magazine Albania

Tirana Summit, një ditë plot energji me 3 folës dhe 2200 pjesëmarrës. Jordan Belfort: Suksesi juaj përcaktohet në 4 sekondat e parë të kontaktit me klientin

Tirana Summit

Rreth 2200 pjesëmarrës vendosën të kalojnë një ditë të plotë me tre folësit e Tirana Summit, duke ndjekur të gjitha mesazhet e tyre mbi rritjen, shitjet, negocimin, lumturinë, zhvillimin.
Samiti i Tranës nisi me folësin motivues, dhe sipërmarrës të disa bizneseve, me një pervojë rreth 30 vjeçare në fushën e shitjeve, Vasil Naçi.

“Arti i ndikimit dhe negocimit” ishte tema e pjesës së parë të këtij eventi. Përmes teknikave, por edhe përvojës së tij, z Naçi, tregoi se si përmes negociatave të zgjuara dhe të drejta, ju mund të merrni atë që dëshironi  më shpejt dhe pa dhimbje.

Një proces i ndarë në hapa, negoçimi, me objektiv shitjen ose blerjen efektive, kërkon përgatitje, fokus dhe komunikimin e duhur.

Ndikimi është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të zotërojmë si qenie njerëzore. Ndikimi është thelbi i ndërtimit të marrëdhënieve, motivimit, prindërimit, menaxhimit, mësimdhënies, shitjes, bindjes, marketingut dhe përballjes me sukses me morinë e njerëzve që ndeshim çdo ditë. Z.Naçi  ndan në tri bazat e ndikimit, në cilësitë dhe parimet kryesore të nevojshme për të pasur një ndikim pozitiv, në elementet bazë të besimit, fazat e negociatave dhe taktikat manipuluese dhe mënyrat për t’i menaxhuar ato.

Lexo: Ford po bëhet gati të prezantojë makinën e saj të parë elektrike

Avinash Anada, ishte folësi i dytë që u ngjit në skenë, i cili na tregoi se rëndësi kanë besimet tona. Në sesionin e tij “Mjeshtëro Mendjen tënde”, Avinash Ananda na tregoi se si të udhëhiqni mendjen përmes lumturisë. Sipas tij, 4 aspektet kyçe për të “Mjeshtëruar Mendjen”; janë: 1) Kuptimi:  (menaxhimi i perspektivave); 2)  Njohuritë: (mësimi sesi besimet influencojnë sjelljet; 3) Risi: (krijimi i energjisë pozitive hap pas hapi në të tashmen), 4) Vendimet: (marrja e vendimeve bazuara në lumturi për të arritur më shumë lumturi.

Ujku i Wall Street Jordan Belfort erdhi në skenë me dualitetin mes botës së brendshme dhe botës së jashtme, ndikimet e ndërthurura dhe hapat që duhen ndërmarrë në të dy rastet për t’u bërë lider në fushën tuaj.

Duke sjellë përvojën e tij reale, ai thekson se si aftësinë e tij e shpërdoroi, dukë pësuar rrënimin deri në burg.

Por, bërja e gjërave të rëndësishme, kërkon një mision, një objektiv për rezultate pozitive që qëndron përtej teje. Dhe në ditët e tij më të vështira, arsyeja e rimëkëmbjes ishin fëmijët e tij. Ai tregoi se disa skena ishin në filmin e njohur “Ujku i Wall Street” janë sjellë saktësisht siç ishin në jetën reale të tij.

Mënyra e prezantimit të klientit, tonaliteti i zërit, dhe përkujdesja me klientin, lidhja personale, rrit në mënyrë të theksuar shanset për shitje. Në një vlerësim të tij, “kapja e klientit” ndodh në 4 sekondat e parë të telefonatës. (në rastet e shitjes ballë përballë, mundësitë janë më të mëdha me gjuhën e trupit), por në rastin e shitjeve online, gjithçka mbetet është fjala dhe zëri.

Jordan shpjegoi në detaj teorinë “Sistemi i Linjës së Drejtë të Bindjes”, duke dhënë shembuj praktikë nga jeta reale. Ai theksoi se si të zhvilloni vizionin për të ardhmen dhe më pas si ta ktheni në realitet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0