BE ndalon përdorimin e “TikTok” nga pajisjet zyrtare - Business Magazine Albania

BE ndalon përdorimin e “TikTok” nga pajisjet zyrtare

Komisioni Evropian ka ndaluar përdorimin e “TikTok” nga pajisjet zyrtare për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë kibernetike.

“Komisioni Evropian ka, që nga fillimi i mandatit, një fokus shumë të fortë në sigurinë kibernetike, duke mbrojtur kolegët tanë dhe natyrisht të gjithë ata që janë duke punuar këtu në Komision. Dhe kjo është, natyrisht, në këtë drejtim.” – tha  Thierry Breton, Komisioneri i BE-së. 

Ky vendim u kritikua ashpër nga kompania, në përballjen e saj të fundit me qeveritë perëndimore mbi mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesve. Stafi i Komisionit ka afat deri më 15 mars për të fshirë aplikacionin nga pajisjet e punës, çdo pajisje personale dhe shërbimet e Komisionit.

Me seli në Bruksel, Komisioni Evropian është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, përgjegjës për propozimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe zbatimin e buxhetit të BE-së.

Lexo edhe: Anketa/ Ky rrjet social është “grabitqari” më i madh i të dhënave personale

“Kjo masë synon të mbrojë Komisionin kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibernetike që mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike kundër mjedisit korporativ të Komisionit”, tha Komisioni në një deklaratë.

Masa parashikon presion të mëtejshëm mbi TikTok, tashmë i ndaluar nga pajisjet e qeverisë federale të SHBA-së dhe nga pajisjet zyrtare në disa shtete amerikane për shkak të frikës se të dhënat e përdoruesit të aplikacionit mund të përfundojnë në duart e qeverisë kineze.

SHBA-ja ka bërë çmos për të ndaluar aplikacionin më popullor të momentit në pajisjet qeveritare, duke pezulluar përdorimin në më shumë se gjysmën e qeverive shtetërore dhe në instirutcione të tjera shtetërore.

Pak kohë më parë presidentit Joe Biden paraqiti një projekt-ligj financimi qeveritar, i cili përfshinte ndalimin e TikTok për pajisjet e qeverisë./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0