Samiti i Tiranës po Vjen. Ja çfarë do të trajtojnë 3 folësit - Business Magazine Albania

Samiti i Tiranës po Vjen. Ja çfarë do të trajtojnë 3 folësit

Samiti i Tiranës

Samiti i Tiranës është tashmë në nisje të tij. E premtja e 24 Shkurtit do të jetë një ditë e vecantë për sipërmarrësit, ambiciozët dhe dashamirësit e shitjeve.

Businessmag e mbështet këtë event dhe ju pret nesër (e premte) në trajnimin me Jordan Belfort, Vasil Naçi dhe Avinash Anada. Më pare ju kemi prezantuar me folësit, ndërsa tani po zbulojmë disa prej temave dhe mesazheve që do të zhvillohen në këtë Samit. Kjo mund t;ju vlejë për të marrë biletat e fundit nëse ende nuk e keni bërë këtë.

1.JORDAN BELFORT, ose i njohur si “Ujku i Wall Street”, me temë: “5 elementët kyç për tu bërë lider në industrinë tënde”

Jordan zhvillon një trajnim tërheqës me histori edukuese nga eksperiencat e tij unike jetësore e gërshetuar me trajnim të fokusuar drejt shitjeve.

Ai nis me shpjegimin e historisë sesi lindi ideja për filmin Wolf of Wall Street.

Sistemi i Linjës së Drejtë të Bindjes dhe arsyet specifike si u frymëzua të krijonte një teori të tillë.

Ai vijon në detaj shpjegimin e pesë elementëve kyç të kësaj teorie

Jordan shpjegon në detaj teorinë “Sistemi i Linjës së Drejtë të Bindjes”, duke dhënë shembuj praktikë nga jeta reale. Ai ju mëson si të zhvilloni vizionin për të ardhmen dhe më pas ju tregon si ta ktheni në realitet. Ju pajis me mjete që ju nevojiten për të “dështuar” me elegancë e për të pasur sukses marramendës.

Zhvillon në detaj aspekte kyçe të Sistemit të Linjës së Drejtë të Bindjes si tonaliteti, gjuha e trupit e më shumë dhe demonstron sesi këto përdoren për të ndërtuar një ambjent bindës për të realizuar shitje.

Jordan rrjetëzon në terma të përgjithshëm rrugën specifike që duhet të ndiqni për t’u bërë të parët në industrinë tuaj.

Ky sesion mbyllet me pyetje-përgjigje nga audienca drejtuar Jordan Belfort.

2.VASIL NAÇI

Qëllimi i temës “Arti i ndikimit dhe negocimit” është të frymëzojë dhe ndihmojë çdo person që të bëhet një ndikues dhe negociator më i mirë, për të marrë atë që dëshiron sa më shpejt dhe pa dhimbje.

Vasili do të ndajë me publikun sekretet e provuara që garantojnë sukses në proceset e ndikimit dhe negociatave, të cilat janë pjesë të rëndësishme të jetës personale dhe profesionale të secilit prej nesh.

Ndikimi është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të zotërojmë si qenie njerëzore. Ndikimi është thelbi i ndërtimit të marrëdhënieve, motivimit, prindërimit, menaxhimit, mësimdhënies, shitjes, bindjes, marketingut dhe përballjes me sukses me morinë e njerëzve që ndeshim çdo ditë.

Lexo: Njohja për përsosmërinë në inovacion: Samsung kryeson tregun global të televizorëve për të 17-in vit radhazi

Nëse jeni i ri në fushën e negocimit, do të fitoni aftësi dhe njohuri praktike për të negociuar me besim dhe aftësi. Nëse keni përvojë, kjo do t’ju ndihmojë të bëheni një negociator më i mirë. Negocimi është pjesë e jetës. Të gjithë negociojnë diçka çdo ditë. Por a marrim gjithmonë atë që duam dhe kemi nevojë? A ndikojmë tek njerëzit me të cilët lidhet jeta jonë personale dhe profesionale? A jemi të kënaqur me nivelin e bindjes së të tjerëve në favor të objektivit tonë?

Pavarësisht nëse përgjigja është Po ose Jo, ka gjithmonë mundësi për të mësuar, zotëruar dhe mjeshtëruar këto aftësi.

Ju do të mësoni nga:

Tri bazat e ndikimit

Cilësitë dhe parimet kryesore të nevojshme për të pasur një ndikim pozitiv

7- Elementet bazë të besimit

Si të ndikoni te njerëzit në punë – kolegët, vartësit, eprorin tuaj, si edhe jashtë punës.

5 Faktorët bazë që ndikojnë në një negocim. Parimet bazë për një negocim të suksesshëm. Llojet e negociatave dhe elementet e negocimit 5 Qasje/Strategji kryesore të Negocimit

Fazat e negociatave

Taktikat manipuluese dhe mënyrat për t’i menaxhuar ato. Këshilla dhe praktikat më të mira rreth negociatave.

3.Avinash Ananda. Objektivi i sesionit “Mjeshtëro Mendjen tënde” me Avinash Ananda është të mësoni sesi të udhëhiqni mendjen përmes lumturisë.

Në sesionin “Mjeshtëro Mendjen tënde” do të mësoni: 4 aspektet kyçe për të “Mjeshtëruar Mendjen”; Kuptimi: Si të menaxhoni perspektivat;

Njohuritë: Të mësoni sesi besimet influencojnë sjelljet;

Risi: Si të krijoni energji pozitive hap pas hapi në të tashmen;

Vendimet: Si të ndërmerrni vendime të bazuara në lumturi për të arritur më shumë lumturi.

Përfitimet e Masterclass “Mjeshtëro Mendjen tënde” nga Avinash Ananda:

Mësoni sesi të keni, mbani dhe transferoni energjinë pozitive;

Si lumturia mund të jetë një mjet i fuqishëm për të arritur sukses në çdo aspekt të jetës.

Si të optimizoni mendjen tuaj për Motivim, Fokus, Qetësi, Gëzim, Qartësi, Ndërgjegjësim, Bashkëpunim dhe më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0