Kompania kineze Baidu thotë se AI do të sjellë më shumë përdorues në motorin e saj të kërkimit - Business Magazine Albania

Kompania kineze Baidu thotë se AI do të sjellë më shumë përdorues në motorin e saj të kërkimit

Kompania kineze Baidu do të përdorë aplikacionin e saj të ngjashëm me ChatGPT, Ernie Bot për të krijuar një version “revolucionar” të motorit të saj të kërkimit popullor, tha të mërkurën CEO i kompanisë.

Baidu, e cila ka investuar shumë në inteligjencën artificiale vitet e fundit, po kryeson përpjekjet për të krijuar një rival kinez ndaj platformës së AI të zhvilluar nga OpenAI dhe të mbështetur nga Korpoorata Microsoft.

Përpara nisjes së Ernie Bot në mars, CEO i Baidu, Robin Li, u tha gazetarëve në një telefonatë konferencë për të diskutuar rezultatet e tremujorit të katërt se përdoruesit do të vareshin më shumë nga motori i kërkimit Baidu sapo të futej opsioni i ri chatbot. Kjo për shkak se inteligjenca artificiale gjeneruese që e fuqizon atë do të rriste përvojën dhe angazhimin e përdoruesit.

Lexo edhe: Pekini do mbështesë projektet zhvillimore që mund të “rivalizojnë” ChatGPT

“Ernie Bot do të përmirësojë përvojën e përdoruesit dhe përdoruesit do të jenë shumë më të varur nga ne për të gjitha llojet e detyrave dhe nevojave, prandaj, do të zgjerojë ndjeshëm madhësinë e tregut të kërkimit (motorëve),” tha Li.

Ai shtoi se reklamimi në internet, burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë, do të nxitet gjithashtu nga integrimi i Ernie Bot në motorin e kërkimit. Baidu planifikon përfundimisht të ndërtojë një ekosistem të AI rreth Ernie Bot, tha ai./ Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0