Anketa/ Ky rrjet social është “grabitqari” më i madh i të dhënave personale - Business Magazine Albania

Anketa/ Ky rrjet social është “grabitqari” më i madh i të dhënave personale

rrjete sociale

Gjigandët e mediave sociale gjurmojnë çdo lëvizje të përdoruesve të tyre duke siguruar një sasi të konsiderueshme të dhënash personale prej tyre. Megjithatë, disa prej këtyre platformave, mbledhin më shumë informacion se të tjerat.

TikTok rezulton të jetë mbledhësi më i madh të dhënave, në krahasim me çdo media tjetër sociale apo platformë mesazhesh, sipas një studimi të bërë nga një kompani e sigurisë kibernetke, Internet 2.0.

Platforma, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, numëron sot rreth 1 miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën. Por, kjo platformë ka po ashtu, më shumë se dyfishin e gjurmuesve në kodin e burimit, krahasuar me mesataren e industrisë.

TikTok mbledh të dhëna nga sjellja e përdoruesve të tij për të “ushqyer” algoritmin përgjegjës për feed-in kryesor. Por, po ashtu aplikacioni mbledh të dhëna për rrjetin wi-fi që përdorin dhe kartën SIM.

Lexo edhe: TikTok me opsione të reja për reklamat. Tashmë mund të promovoni videot e përdoruesve të tjerë

TikTok, ndiqet nga Microsoft Teams, Outlook, Instagram, Twitter dhe Snapchat në dhjetëshen kryesore të 22 kompanive madhorë që mbledhin më shumë të dhëna nga përdoruesit e tyre.

Kurse, Facebook u vlerësua si një nga më të mirët, në vendin e gjashtëmbëdhjetë.

Duke përdorur softuerin Malcore, Internet 2,0 i dha secilit aplikacion një rezultat bazuar në sasinë e informacionit personal të mbledhur. TikTok arriti një total prej 63.1 – më i lartë se VK, versioni rus i Facebook-ut i ndaluar nga Apple. I treti listohet Viber, i pasuar nga Microsoft Teams, Outlook dhe Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0