Si të veproni nëse dikush ju prezanton me dikë të rëndësishëm për biznesin tuaj? - Business Magazine Albania

Si të veproni nëse dikush ju prezanton me dikë të rëndësishëm për biznesin tuaj?

prezantim

Hillel Fuld, ekspert në fushën e startupeve 

Lidhja me njerëzit është në themel të çdo biznesi. Qoftë me një gazetar, një investitor, një partner të mundshëm apo këdo tjetër. Mënyra më e mirë për t’u lidhur me njerëzit është përmes një prezantimi. Gjithmonë mund të telefononi dikë pa njoftim, por duke pasur një ndërmjetës të besueshëm do të jeni gjithmonë më efektive. Ndaj, mos e lini një prezantim biznesi në inbox-in tuaj. Kthejeni atë në një takim.

Çfarë duhet të bëni pasi të merrni një e-mail nga një mik që po ju prezanton me dikë?
Këtu janë tre gjërat e para që duhet të bëni:

1.Para së gjithash, shprehni mirënjohjen për prezantimin.

Për fat të keq, arsyeja e shëndoshë dhe mirësjellja nuk janë aq të zakonshme.

Sapo dikush – le ta quajmë atë person David – ju prezanton me dikë tjetër – le ta quajmë Jennifer – faleminderoni David-in për prezantimin. Por, mund të shkoni më tej.

Po ju tregoj një histori të shkurtër: Një miku im erdhi për të vizituar Tel Aviv-in nga Nju Jork-u. Ai më kërkoi ta prezantoja me njerëz të tjerë, të cilën do ta bëja me kënaqësi.

Gjatë ditëve në vijim, fillova të shihja foto në mediat sociale të mikut tim nga  takimet që kishte, të gjitha si rezultat i prezantimeve të mia.

Ajo që ai duhet të kishte bërë, ishte të më falënderonte pas çdo takimi, për të më njoftuar që prezantimi im çoi në atë takim.

Mirënjohja vlen shumë kur dikush bën gjithçka për t’ju prezantuar me dikë tjetër, ndaj mos harroni ta falënderoni.

Sigurohuni që emaili juaj fillestar i falënderimit të përfshijë disa lavdërime për personin që ju prezantoi.

Përsëri, disi e qartë dhe ndoshta e parëndësishme, por rrallë bëhet siç duhet.

Pasi të keni marrë prezantimin nga David, përgjigja juaj fillestare e emailit nuk duhet të jetë diçka si “Faleminderit, David dhe hej, Jennifer. Le të njihemi e takohemi”.

Në vend të kësaj, provo diçka të tillë si “David, ti je më i miri. Ti bën prezantimet më të mira. Përshëndetje Jennifer, kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme për ty. Do të doja të t’ju telefonoja ose të dilnim për një kafe. A je dakord dhe nëse po, kur është më e mira?”

Lexo: 9 thënie motivuese nga Michael Jordan

Le ta analizojmë përgjigjen.

Para së gjithash, ju lavdëruat Davidin, gjë që ju bën të dukeni mirë me Jenniferin dhe e bën Davidin të dëshirojë t’ju prezantojë edhe më shumë njerëz.

Një element i rëndësishëm në atë email është që nuk i latë gjërat abstrakte. Ju keni një kërkesë specifike, për t’u njohur më tej. Gjithashtu, e bëni më të lehtë për Jennifer që të përgjigjet, pasi e keni pyetur nëse dëshiron të takohet dhe kur.

Njerëzit nuk kanë kohë për t’iu përgjigjur një email-i të gjatë, prandaj shkruani sa mw pak dhe saktë dhe përfundoni me një pyetje specifike që është e thjeshtë për t’u përgjigjur.

Pyesni se cila është koha më e përshtatshme për t’u takuar dhe më pas dërgoni një ftesë kalendarike.

Nëse po flasim për një skenar në të cilin Jennifer kërkoi të prezantohej me ju, duhet të jetë ajo që do të ofrojë fleksibilitet se kur do të takoheni, dhe sado e parëndësishme që të duket, duhet të jetë ajo që dërgon ftesën në kalendar.

Përndryshe, nëse i kërkoni Davidit t’ju prezantojë me Jennifer-in, duhet të ofroni fleksibilitet dhe duhet të dërgoni ju ftesën.

Përsëri, kjo mund të tingëllojë e parëndësishme, por mendoni: Nëse kërkon të më takosh dhe më pas të më kërkosh ta organizoj unë ftesën kalendarike, thjesht ngjan pak e çuditshme.

Në fund të fundit, pa prezantime në biznes, nuk do të ketë përparim, por edhe nëse dikush ju prezanton me një klient të mundshëm, përgjigja juaj ndaj atij emaili mund të bëjë ose prishë një marrëveshje në varësi të mënyrës se si përgjigjeni.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0