United Group i bashkohet Deklaratës për Roaming, BE-Ballkani Perëndimor - Business Magazine Albania

United Group i bashkohet Deklaratës për Roaming, BE-Ballkani Perëndimor

United Group

Një tjetër operator telekomunikacioni nënshkruan Deklaratën e Roaming – një hap më afër uljes së çmimeve të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

United Group, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit dhe mediave në Evropën Juglindore, duke përfshirë Nova, Total TV, Telemach, SBB dhe më shumë platforma rajonale të telekomunikacionit, nënshkroi Deklaratën e Roaming mes Bashkimit Evropian (BE)dhe Ballkanit Perëndimor (BP) në një takim të Operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe BP sot në Bruksel që po organizohet  nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke iu bashkuar kështu nismës që do të sjellë uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023.

“Më vjen mirë teksa shoh më shumë operatorë të telekomunikacionit që i bashkohen Deklaratës së Roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP-së, pasi kjo iniciativë që po bëjmë me Komisionin Evropian është diçka që do të sjellë përfitime reale, të prekshme jo vetëm për qytetarët e rajonit tonë, por edhe për qytetarët e BE-së. Ne po punojmë pa u lodhur për të nxitur edhe më shumë operatorë të telekomunikacionit që t’i bashkohen kësaj nisme. Kemi ende shumë punë përpara, por presim me padurim këtë tetor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Lexo: Doni të punësoni njerëz të jashtëzakonshëm? Kërkoni për këto 3 tipare!

Në vazhdën e suksesit të “Roam Like at Home” (Fol si n’shpi), mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së nënshkruan Deklaratën e Roaming në Samitin BE-BP të mbajtur në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar, duke mundësuar kështu uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023. Kjo Deklaratë është rezultat i angazhimit të fortë të operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, si dhe autoriteteve të rajonit dhe është në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal Plani i veprimit.

Për më shumë informacion mbi nënshkrimin eDeklaratës Roaming Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor (BP)

Të dhëna: Ulja e çmimeve të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0