Panairi i teknologjisë elektronike 2023 - Business Magazine Albania

Panairi i teknologjisë elektronike 2023

Panairi i teknologjisë elektronike

Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet shkurtimisht si CES, po rikthehet këtë javë në Las Vegas me shpresën se do t’i ngjasojë kohës para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ky festival gjigand i teknologjisë e ndryshoi emrin vite më parë për të përfaqësuar më mirë industrinë në ndryshim, si dhe vetë panairin, që tashmë përfshin auto-industrinë, shëndetin dixhital, telefonat inteligjentë e duke vazhduar edhe më tej.

Pjesëmarrësit në panair do të prezantojnë risitë në botën e realitetit virtual, robotik dhe pajisjet teknologjike për konsumatorët. Panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë.

Gjatë dy viteve pararendëse, pjesëmarrja e kompanive në panair ra në rreth 70% si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Organizatorët e panairit 2023 shpresojnë të tërheqin 100 mijë firma për të ekspozuar produket e tyre.

Edhe nëse organizatorët arrijnë qëllimin e tyre, pjesëmarrja do të ishte 41% më e ulët krahasuar me panairin e janarit të vitit 2020, para kufizimeve të rrepta për shkak të pandemisë.

Kinsey Fabrizio, drejtues i lartë i Shoqatës së Teknologjisë për Konsumatorët, thotë se janë regjistruar rreth 3,000 kompani për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Lexo: Inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i rrezikut: A janë shërbimet financiare prova e së ardhmes për teknologjinë?

Mes tyre janë edhe gjigandët Amazon dhe Meta, të cilët së fundmi kanë shkurtuar vende pune dhe ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës. Edhe kompani të tjera teknologjike kanë shkurtuar vende pune mes shqetësimeve të rënies ekonomike.

I pyetur nga agjencia e lajmeve Associated Press lidhur me panairin CES, zoti Fabrizio thotë se industria teknologjike ka shënuar rritje gjatë dy viteve të fundit. “Ne po vërejmë rikalibrim tani dhe si pjesë e saj ka edhe shkurtime të vendeve të punës”. Ai thotë se pjesëmarrja në panair është e madhe dhe se teknologjia po ndryshon mënyrën e jetës për konsumatorët.

Kinsey Fabrizio, drejtues i lartë i Shoqatës së Teknologjisë për Konsumatorët, thotë se në panairin e këtij viti janë regjistruar mbi 1000 kompani të reja.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0