Ndarja e fjalëkalimeve për shërbimet e transmetimit në internet si Netflix është kundër ligjit, sipas një agjencie qeveritare të Britanisë së Madhe. Zyra e Pronësisë Intelektuale (IPO) tha të martën se praktika shkelte ligjin për të drejtën e autori.
Është e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar (dhe jo vetëm) që njerëzit që nuk jetojnë së bashku të ndajnë fjalëkalimet e tyre të shërbimit të transmetimit, pavarësisht se kjo zakonisht është kundër kushteve të marrëveshjeve të shërbimit.
Megjithatë, Netflix nuk ka treguar kurrë se do të ndërmerrte ndonjë veprim ligjor në raste të tilla.
Që atëherë, IPO ka hequr referencën për ndarjen e fjalëkalimit në udhëzimet e saj në faqen e internetit të qeverisë.
Megjithatë, një zëdhënës konfirmoi se pozicioni ligjor për ndarjen e fjalëkalimeve nuk kishte ndryshuar dhe as udhëzimet e IPO-së.
Ata kanë thënë se ndarja e fjalëkalimit ishte një çështje penale dhe civile. Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.