Konfindustria kërkon nga qeveria dhe agjensitë ekzekutive përkatëse të bëjnë të njohur publikisht gjëndjen e sistemit energjitik si dhe mënyrën e menaxhimit të deritashëm të krizës të shpallur dhe në fuqi. Gjithashtu, kërkohet të dihet për afatin e fillimit të Komisionit Parlamentar të kërkuar prej disa muajsh nga opozita lidhur hetimin për mënyrën e menaxhimit të sistemit energjitik.
Konfindustria shpreh shqetësimin dhe njëkohësisht kërkon arsyetimin publik të KESH-it lidhur me vërtetësinë dhe arsyet e kryerjes së operacioneve tregtare shitje-blerjeve me sekserë të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2022. Sipas raportimeve mediatike del që KESH ka shitur energji elektrike me cmim 2.5-2.7 herë më të ulët sesa bursat ndërkombëtare me diferencë disa milionë euro.
Terri mediatik, përfshirë edhe vonesat e tejzgjatura të Bursës së Energjisë/AlPEX, krijojnë terren të përshtatshëm për vazhdimin e keqmenaxhimit të sistemit energjitik, që shkaktoi:- krizën energjitike, – mundësinë e shumëfishimit të cmimit deri 4 herë mbi fashën 800kë/muaj të vendosur nga ERE, – gropën financiare buxhetore prej pothuaj 400 milion euro në vitin 2022, si edhe – dëmet financiare nga përmbytjet e hapjes së digave të Hec-ve të Drinit.
Gjatë vitit 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike nga kërkesa e brendshme. Ndërkohë edhe gjatë muajve te fundit te vitit 2022 vendi ka superprodhim të energjisë për shkak të kushteve mjaft të mira hidrometereologjike dhe motit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.