Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t'i vërë sanksione Elon Musk - Business Magazine Albania

Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk

Twitter

Bashkimi Europian ka kërcënuar me sanksione Elon Musk, pasi pezullimit të papritur të llogarive në Twitter të disa gazetarëve që mbulonin lajmet.

Ata ishin kryesisht gazetarë të: The New York Times, CNN dhe Washington Post.

Vera Jourova, komisionerja e BE, paralajmëroi se Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias.

Ajo ka shkruar në Twitter se, “Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe dhe së shpejti edhe sanksione” . Në listen e gazetarëve të bllokuar janë edhe Micha Lee, The Intercept, Matt Binder, nga Mashable dhe reporterët e pavarur Aaron Rupar dhe Tony Webster. Një zëdhënës i New York Times i quajti pezullimet “të dyshimta dhe të pafat” dhe tha se gazeta dhe gazetari Ryan Mac nuk morën ndonjë shpjegim për veprimin.

Sipas CNN, pezullimi i një numri reporterësh ishte i pajustifikuar dhe shqetësues, por jo e papritur. Musk dhe kompania Twitter nuk kanë thënë se pse vendosën për këtë. Musk ka pohuar edhe  më herët se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re.

Lexo: Twitter pezullon llogarinë ElonJet që gjurmon lëvizjet e aeroplanit privat të Elon Musk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0