Wolves Summit në Londër me 8-9 Mars. Prenoto deri me 8 Dhjetor dhe siguro një natë falas përfshirë - Business Magazine Albania

Wolves Summit në Londër me 8-9 Mars. Prenoto deri me 8 Dhjetor dhe siguro një natë falas përfshirë

Wolves Summit

Wolves Summit ka ndarë me ne lajmin se eventi i ardhshëm është parashikuar të zhvillohet në Londër me 8 dhe 9 Mars 2023. Alpha Wolves është një forum dy ditor plot me biseda të përqendruara, diskutime të kuruara në tryeza të rrumbullakëta dhe një shans për startup-et e Europës Qëndrore dhe Lindore që të angazhohen me njerëzit që nxisin ndryshimin në ekosistemin e startupeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Eventi është një forum ekskluziv për kompanitë në fazën e rritjes, që mund të bashkëpunojnë me Venture Capital për të siguruar rritjen e përshkallëzuar.

Çfarë pritet në mars 2023

• Prezantimi i bizneseve më të mira “Scale up” – paraqiteni përpara VC dhe LP me ndikim të rëndësishëm për investime direkte dhe bashkëpunim me kompanitë tuaja.

Takime 1:1, të personalizuara – kurseni kohë, mbushni kalendarin tuaj me takime efektive të përshtatura me investitorë dhe korporata që mund të mbështesin biznesin tuaj në rritje dhe zgjerim global.

Stage kryesore, seminaret dhe Master Classess- dëgjoni nga ekspertët e klasit botëror rreth modeleve të financimit të qëndrueshëm, formave alternative të themelimit, vlerës që themeluesit mund të marrin nga LP-të dhe më shumë!-Mundësi të pafundme rrjetëzimi – Ekspozitë ndërkombëtare, festa të rrjetëzitim dhe zona qetësimi në të gjithë mjedisin.• Akomodimi – Merrni biletën tuaj deri me 8 Dhjetor, duke siguruar dhe një natë në Pullman London St Pancras hotel *****

Wolves Summit ju mirëpret në Londër!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0