Amazon.com ka nisur një shërbim të stilit TikTok që do t’i lejojë blerësit të blejnë mallra nga “muri”(feed) i tyre personal i kuruar me fotografi dhe video.
Kompania më e madhe në botë e tregtisë elektronike të enjten tha se funksioni i ri, i quajtur “Inspire”, do të shpërndahet për klientët e zgjedhur amerikanë në fillim të dhjetorit dhe do të bëhet kombëtar në muajt e ardhshëm.
“Me vetëm disa prekje, klientët mund të zbulojnë produkte të reja ose të marrin frymëzim se çfarë të blejnë, të gjitha të përshtatura për interesat e tyre, dhe më pas t’i blejnë ato artikuj në Amazon,” tha Oliver Messenger, drejtori i Amazon Shopping.
Lexo edhe: Amazon, kompania e parë publike që humbet 1 trilion dollar në vlerë tregu
Amazon, e cila ka përdorur prej kohësh imazhe dhe përshkrime statike të produkteve për të krijuar një katalog uniform, është përpjekur t’ua bëjë më të lehtë blerësve zbulimin e produkteve sesa thjesht të kërkojnë artikuj të veçantë. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, shumica e klientëve nuk qëndrojnë në tregun e përhapur në internet. Më shumë se një në katër blerje në Amazon zgjasin tre minuta ose më pak.
E ashtuquajtura tregti sociale ka qenë prej kohësh e njohur në Kinë, por ka qenë e ngadaltë për t’u ndjekur si trend në SHBA. Megjithatë, me TikTok që ka hyrë në tregtinë elektronike, Amazon, Google e Alphabet dhe Facebook dhe Instagram i Meta Platforms kanë shtuar veçori të blerjeve sociale në shërbimet e tyre. / Bloomberg
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto